Investimet në energji, anketa: Bizneset i njohin mundësitë por nuk kanë para
Foto Ilustruese TIRANË- “Më mirë të dish sesa të kesh”? Kjo shprehje mund të vlejë në shumë raste ...
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore raportoi se nga regjistri i kontratave që Sektori i Monitorimit të Kontratave Koncesionare monitoron, aktualisht disponohen 176 kontrata koncesioni aktive dhe 88 kontrata me kapacitet prodhues nën 2 MW sipas VKM 822/2015.
TIRANË- Të paktën 50 kontrata koncesionesh për ndërtimin e hidrocentraleve në vend nuk kanë nisur ende ndërtimin. Në total sipas të dhënave zyrtare janë 176 kontrata të cilat në brendi të tyre parashikojnë ndërtimin e një apo më shumë hidrocentraleve një politikë kjo e nisur në mandatin e parë të qeverisë Berisha. Por edhe pse kanë kaluar vite dhe skanime pas skanimesh edhe nga qeveritë Rama duket se kontratat në një pjesë të tyre vijojnë të mbeten vetëm letër.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore raportoi se nga regjistri i kontratave që Sektori i Monitorimit të Kontratave Koncesionare monitoron, aktualisht disponohen 176 kontrata koncesioni aktive dhe 88 kontrata me kapacitet prodhues nën 2 MW sipas VKM 822/2015.
“Nga totali prej 176 kontratave të koncesionit: Numri i kontratave që kanë hyrë në fazën e prodhimit të energjisë me të paktën një Hec është 114. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 1 078.5 MW dhe prodhimi vjetor i energjisë 3.9 milionë MWh/vit. Numri i kontratave ne fazën e ndërtimit është 13. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 99.6 MW dhe prodhimi vjetor i energjisë 348 087 MWh/vit
Numri i kontratave që nuk kanë filluar ndërtimin është 50. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 788.8 MW dhe prodhimi vjetor i energjisë 3.1 milionë MW”, thuhet në përmbledhje. Në vitin 2015 qeveria miratoi një vendim që autorizonte hidrocentralet më të vegjël se 2MW që të kaloheshin vetëm me firmën e ministrit. Në total sipas të dhënave zyrtare janë 88 kontrata të nënshkruara në bazë të VKM-së në fjalë.
“Numri i kontratave që kanë hyrë në fazën e prodhimit të energjisë me të paktën një Hec është 35. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 42.1 MW dhe prodhimi vjetor i energjisë 150 847 MWh/vit.
Numri i kontratave ne fazën e ndërtimit është 10. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 18.9 MË dhe prodhimi vjetor i energjisë 64 331 MWh/vit
Numri i kontratave që nuk kanë filluar ndërtimin është 43. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 63.5 Mw dhe prodhimi vjetor i energjisë 237 968 MWh/vit”, thuhet në dokument.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- “Më mirë të dish sesa të kesh”? Kjo shprehje mund të vlejë në shumë raste ...
Foto Ilustruese TIRANË- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) qëndroi i pandryshuar në muajin shkurt, duke frenuar pas tre muajve radhazi...
Foto Ilustruese TIRANË- Goditja e trefishtë e energjisë, ekonomisë dhe çështjeve gjeopolitike, shkaktuan rënien më...
Foto Ilustruese TIRANË- Interneti e ka ndryshuar në gjithë botën mënyrën se si bëhen blerjet, teksa shumë konsumato...
Foto Ilustruese TIRANË- Tregu i sigurimeve e ka nisur me rritje vitin 2023. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (A...
Foto Ilustruese TIRANË- Biznesi i shërbimeve profesionale, ku përfshihen aktivitete të kontabilitetit, juridike, inxhinierike, kër...
Foto ilustruese Goditja e trefishtë e energjisë, ekonomisë dhe çështjeve gjeopolitike, shkaktuan rënien më të mad...
Foto Ilustruese TIRANË- Janë rreth 554 mijë shtetas shqiptarë të cilët janë larguar në vite nga vendi dhe kanë...
Gent Sejko TIRANË- Banka Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural zhvilluan një taki...
Foto Ilustruese TIRANË- Megjithëse emergjenca në tregun e punës po ushtron presion mbi rritjen e investimeve në automatizimin, t&e...