Art&Argëtim

Era Istrefi këndon shqip ne bashkëpunimin me këngëtarët me famë botërore (VIDEO)

21 Shtator 2019, 10:21 Nga DOSJA
Era Istrefi këndon shqip ne bashkëpunimin me këngëtarët

Bashkëpunimi i fuqishëm i Era Istrefit me dy këngëtarët me famë botërore, Yellow Claw dhe Offset është publikuar, dhe të gjithë vëmendjen e mori këngëtarja me fjalët shqip të përfshira në tekst.

“Se si ti, s’o asnjo, njo si ti, s’e gjej mo”,- janë fjalët që përmenden në videoklipin ku Era Istrefi këndon këngën “Let’s get married” në bashkëpunim më dy këngëtarët e huaj.

Ky detaj në këngë është pritur jashtëzakonisht mirë nga fansat shqiptarë, të cilët e kanë vlerësuar përfshirjen e gjuhës shqip në tekst.

Kënga “Let’s get married” është një bashkëpunim që bazohet në një histori të vërtetë të një çifti miqsh të Yellow Claw, të cilët grinden mes njëri-tjetrit, për shkak se partneri i kushton më shumë kohë dëgjimit të grupit muzikor se sa partneres që ka në krah.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz era istrefi era istrefi këndon shqip let's get married offset yellow claw era istrefi era istrefi këndon shqip let's get married offset yellow claw

Sondazh

Poll