Art&Argëtim

‘Dhëndër Shqipërie’/ Pas fejesën me Enin, Genc Prelvukaj merr pasaportën shqiptare: E dua!

20 Shtator 2019, 15:55 Nga DOSJA
‘Dhëndër Shqipërie’/ Pas fejesën me Enin, Genc

TIRANË– Reperi i njohur nga Kosova Genc Prelvukaj ka treguar pasaportën e tij shqiptare, të cilën sapo e ka marrë.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, reperi është shprehur se pasaporta shqiptare është një dokument që i ka munguar familjes së tij për 100 vite më radhë.

Në shtëpinë tonë ky dokument mungoi për 100 vite rrjesht. I fundit që e kishte, ishte stërgjyshi Mehmeti. Për mua, ky nuk është vetëm dokument udhëtimi, është diçka më shumë, është shpirtërore. E kam dashur Shqipërinë si fëmijë dhe vazhdoj ta dua si i rritur. Është kultura e trashëguar në shtëpi me shekuj. Shumë nga paraardhësit e mi kanë rënë në fushëbetejë për Shqipërinë dhe ne jemi edukuar në atë frymë. Kam qënë çdoherë qytetar i saj, me emocion dhe zemër ndërsa nga sot jam edhe me dokumentet e saj. Sot kam marrë pasaportën e Republikës së Shqipërisë,”-shkruan Prelvukaj.

Prej kohësh, reperi i njohur është në një lidhje me këngëtaren Eni Koçi, të cilës i propozoi para disa kohësh.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz eni koci genc prelvukaj eni koci genc prelvukaj

Sondazh

Poll