Aktualitet

Qyno: ‘Krimi’ pagoi 3 milionë euro për eliminimin e kundërshtarëve, Dumani foli për 16 krime

Qyno është shprehur se Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, ka folur për 16 krime.

22 Shkurt 2023, 23:02 Nga F.M
Qyno: ‘Krimi’ pagoi 3 milionë euro për eliminimin e
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno është shprehur se Elbasani është vatra e krimit në vendin tonë, aty ku edhe kanë zanafillën bandat më të mëdha kriminale në vend. I ftuar në "Top Story", Qyno është shprehur se Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, ka folur për 16 krime. Sipas tij bota e krimit ka dhënë mbi 3 mln euro për të kryer këto krime.

"Dëshmitë e Dumanit kanë ardhur që në muajin prill të vitit të kaluar nga atentati që iu bë Dumanit ku ai ra në pritë, ne po flasim për një dëshmitar të rëndësishëm që ka SPAK i cili ka folur për 16 krime, dosje voluminoze që ka çuar disa persona në kërkim dhe mund të hape edhe soje të vjetra. Kjo dosje e dumanit ka treguar 16 krime dhe rezulton që bota e krimit ka dhënë mbi 3 mln euro për të kryer këto krime. Ofertat përgjithësisht I kanë ardhur nga jashtë por edhe brenda Shqipërisë. Këtë ofertë e tregonte tek dy burimet e sigurta që lëshoheshin në teren,"- tha Qyno.

elton qyno nuredin dumani

Sondazh

Poll