15 Shkurt 2023, 07:18
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
TIRANË- Rritja e sektorit bankar u ngadalësua ndjeshëm vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2022 totali i aktiveve të sektorit bankar arriti në 1.877 trilionë lekë, në rritje vjetore me 5.8%, ndërkohë që një vit më parë rritja kishte qenë më shumë se dy herë më e lartë, në nivelin 12.2%.
Faktorët kryesorë në ngadalësimin e rritjes së sektorit vlerësohet se ishin rritja më e vogël e depozitave, që përbëjnë edhe burimin kryesor të ndërmjetësimit financiar, por pjesërisht një efekt negativ ka dhënë edhe nënçmimi i euros në kursin e këmbimit, që ka ulur vlerën statistikore ekuivalente në lekë të aktiveve në monedhën europiane.
Mjetet në valutë të huaj vazhdojnë të kenë peshën më të madhe në strukturën e aktiveve të sektorit bankar. Në fund të vitit 2022, pesha e tyre arriti në 52.7%, nga 52% që kishte qenë një vit më parë.
Kjo rritje është përcaktuar kryesisht nga fakti se edhe rritja e depozitave vitin e kaluar erdhi sidomos në segmentin e depozitave në valutë të huaj.
Ndërkohë, rritja e depozitave në lekë u ngadalësua, për shkak të efekteve të inflacionit në buxhetet familjare, por edhe si rezultat i një zhvendosje e interesit të individëve për të investuar në bono dhe obligacione qeveritare, të joshur nga rritja e shpejtë e yield-eve.
Kredia kryesoi strukturën e aktiveve të sektorit edhe për vitin e kaluar, me një vlerë bruto prej 712 miliardë lekësh ose sa 37.9% e vlerës së aktiveve totale të sektorit. Vlera e portofolit të kredisë u rrit me 6.5% krahasuar me një vit më parë. Edhe për kredinë, rritja është ngadalësuar nga niveli 10.2% i vitit 2021.
Rritja e shpejtë e normave të interesit gjatë vitit të kaluar dhe shtimi i rreziqeve për shkak të situatës makroekonomike kanë sjellë një ngadalësim të kreditimit, të shprehur sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2022.
Zëri i dytë më i rëndësishëm në strukturën e aktiveve vazhdojnë të jenë investimet në letra me vlerë, që në fund të dhjetorit 2022 zinin rreth 32.9% të vlerës së bilancit të sektorit bankar. Investimet në letra me vlerë janë rritur me një ritëm pak më të ngadaltë se kredia, rreth 6.2% me bazë vjetore.
Rritja e shpejtë e yield-eve, në fakt, krijoi një lloj pasigurie të bankave rreth investimit në instrumente financiare. Për shkak të pritshmërive për një rritje të mëtejshme të yield-eve, për disa muaj me radhë bankat preferuan të shtyjnë investimet. Megjithatë, vlera e ekspozimit të tyre në instrumentet e borxhit, kryesisht ato të qeverisë shqiptare, ka vijuar rritjen edhe gjatë vitit 2022.
Ndërkohë, gjatë vitit 2022 është vërejtur një tendencë e dukshme e ngadalësimit të rritjes së investimeve të bankave jashtë vendit, e shprehur në vlerën e aktiveve jorezidente. Ky zë i bilancit në fund të vitit 2022 kishte vlerën e 396 miliardë lekëve ose sa 21% e totalit të aktiveve të sektorit bankar.
Për vitin 2022 vlera e këtyre aktiveve u rrit me 1.3%, ndërsa një vit më parë rritja kishte qenë shumë më e lartë, me 17.2%. Rritja e aktiveve jorezidente ngelet e lidhur, në një masë të madhe, me euroizimin e lartë të depozitave të sektorit dhe me pamundësinë për t’i investuar të gjitha depozitat në euro në kredi për ekonominë shqiptare.
Marrë nga Monitor.al
banka e shqiperise
Ekonomi
15 Shkurt 2023, 07:18
Foto Ilustruese
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi me votat e mazhorancës shtyrjen me 2 vjet të kontratës së...
Ekonomi
15 Shkurt 2023, 07:18
Foto Ilustruese
TIRANË- Prodhuesit e vezëve në vend po përjetojnë një situatë pozitive për shkak të rritjes s&...
Ekonomi
15 Shkurt 2023, 07:17
Foto Ilustruese
TIRANË- Kriza e energjisë që nisi të ndjehej në vend në fund të verës 2021 dhe vijon të ket&eu...
Ekonomi
15 Shkurt 2023, 07:16
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria mund të ketë traditë prodhimin e rakisë, apo dhe të verës, por kur bëhet fja...
Ekonomi
14 Shkurt 2023, 16:52
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë një vlerësim për PPP-të në Ballkanin Perë...
Ekonomi
14 Shkurt 2023, 15:58
k.m.
Foto ilustruese
Numri i bebeve të lindura rishtas është një tregues i rëndësishëm i vendit tonë në kët&e...
Ekonomi
14 Shkurt 2023, 15:56
k.m.
Foto ilustruese
Vendimet për investimet strategjike mund të prekin sipërfaqe të konsiderueshme toke në të cilën mund t&e...
Ekonomi
14 Shkurt 2023, 07:15
Foto Ilustruese
Tremujori i fundit i vitit 2022 ka sjellë një rritje të ndjeshme në fitimet e sektorit bankar, që kanë arritu...
Ekonomi
14 Shkurt 2023, 07:14
Foto Ilustruese
TIRANË- Presionet e huaja inflacioniste mbi ekonominë shqiptare mbetën të larta gjatë tremujorit të katë...
Ekonomi
14 Shkurt 2023, 07:13
Foto Ilustruese
TIRANË- Rritja ekonomike e Eurozonës ka të ngjarë të jetë më e lartë se sa pritej, ndërsa infl...