Dy koncesionet e reja të rrugëve, kompanitë 1.45 mld euro të ardhura (pa TVSH) në skenarin bazë
Foto Ilustruese TIRANË- Në gusht të vitit të shkuar, qeveria hapi në një ditë tre procedura që kishin në objek...
Për shkak të largimit të fuqisë punëtore të kualifikuar në emigracion, kompanitë prodhuese të mobilieve kanë rritur pagat e punonjësve. Pagesa minimale mujore të punonjësve të kualifikuar në sektorin e përpunimit të mobilieve variojnë nga 70,000 lekë niveli minimal deri në 120,000 lekë rroga maksimale.
TIRANË- Kriza e mungesës së punëtorëve po ndihet në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke u kthyer në një nga problematikat më të mprehta të bizneseve shqiptare. Pas sektorit të transportit në vështirësi për drejtues kamionësh, mungesën e fuqisë punëtore po e vuan edhe sektori i mobilieve.
Prej muajit shtator të vitit të kaluar ka mungesë të lartë të fuqisë punëtore, që po ndihet shumë edhe në këtë sektor. Kompanitë po shohin si zgjidhje, marrjen e punonjësve të huaj nga Egjipti me kualifikime të ngjashme në vendin e tyre. Dritan Cacaj, drejtues i mobilierisë “Trin Mobilieri”, tha për “Monitor” se tashmë ka aplikuar nëpërmjet agjencive të huaja të punësimit për marrjen e 10 punonjësve nga Egjipti.
“Prej kohësh në vend po ndihet mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, të profesionistëve. Shumë prej punonjësve të kualifikuar janë larguar në emigracion, kryesisht të grupmoshave 25 deri në 35 vjeç apo kanë ngritur punishtet e tyre, por edhe ata vuajnë mungesën e punonjësve. Kjo është arsyeja që jemi detyruar të kërkojmë punonjës nga jashtë, duke e parë si zgjidhje të vetme”.
Për shkak të largimit të fuqisë punëtore të kualifikuar në emigracion, kompanitë prodhuese të mobilieve kanë rritur pagat e punonjësve. Pagesa minimale mujore të punonjësve të kualifikuar në sektorin e përpunimit të mobilieve variojnë nga 70,000 lekë niveli minimal deri në 120,000 lekë rroga maksimale.
Sipas përllogaritjeve të bizneseve kostoja e punësimit të punëtorëve egjiptianë llogaritet deri në 1,000 USD, 50% e vlerës, duke përfshirë pagesat për siguracionet shtesë së jetës, fjetja dhe ushqimi, ndërsa pjesa e mbetur është rroga mujore.
Z. Cacaj shton se mungesa e fuqisë punëtore do të rrisë kostot për prodhuesit vendas të mobilieve më shumë se shtrenjtimi i lëndëve të para. Në anën tjetër ekziston edhe pasiguria e qëndrimit të tyre, pasi në shumë raste në të kaluarën punonjësit e vendeve aziatike e kanë përdorur Shqipërinë si trampolin për Europën.
“Marrja e punonjësve të huaj konsiderohet skemë eksperimentale për sektorin tonë. Sigurisht që ekziston frika e largimit të tyre në vendet e Europës, duke e përdorur Shqipërinë si fazë kualifikimi.
Nga ana tjetër nuk dihet rendimenti i tyre në punë. Në këtë situatë është e domosdoshme që nga shteti të monitorohen agjencitë për rekrutimin e punonjësve, të rregullohet funksionimi i tyre, pasi kostot e largimit të tyre janë të larta për kompanitë”, pohon ai.
Shtimi i kostove nga mungesa e fuqisë punëtorë pritet të sjellë rritje të çmimeve deri në 15% më shumë se vitin e kaluar për disa nga punishtet e drurit në vend. Operatorë të tjerë pohojnë se do t’i mbajnë të pandryshuara çmimet për shkak të rënies së kërkesës.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Në gusht të vitit të shkuar, qeveria hapi në një ditë tre procedura që kishin në objek...
Foto Ilustruese TIRANË- Sot është Shën Valentini, dita kur dashuria është në ajër, dhe me të është s...
Banka e Shqipërisë TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi javën e kaluar të...
Tik Tok TIRANË- Çfarë po flitet për TikTok? Aplikacioni i medias sociale me video ka pushtuar botën. I përhapur kryesisht n...
Foto Ilustruese TIRANË- Mungesa e fuqisë punëtore është shndërruar në shqetësimin kryesor të sektorit privat n...
Foto Ilustruese TIRANË- Korporata Elektronenergjtike Shqiptare (KESH), të cilës iu desh të shpenzonte disa qindra milionë euro vit...
Të dhënat TIRANË- Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka pasur një shtesë natyrore afër zeros, për shkak të ...
Dy vite më parë, Mehmet Arslan, arkitekt rreth të 30-ave, dhe e shoqja Mediha, mund të përballonin blerjen e një apartamenti n&e...
Çdo vit që nis, operatorët turistikë që e kanë të lidhur aktivitetin kryesisht në zonën e Durrësit dhe Kav...
Çfarë po flitet për TikTok? Aplikacioni i medias sociale me video ka pushtuar botën. I përhapur kryesisht në mesin e gjenerat&...