Art&Argëtim

“M’u vodh…”, Mira Konçi ‘u zhduk’ nga rrjetet sociale, rikthehet pas një mungese të gjatë: Më ka munguar dasham

16 Shtator 2019, 08:39 Nga DOSJA
“M’u vodh…”, Mira Konçi ‘u zhduk’

TIRANË– Këngëtarja, Mira Konçi për një kohë të gjatë u zhduk nga rrjetet sociale, por me sa duket kjo paska qenë për shkak të një ‘incidenti’ që paska ndodhur me llogaritë e saj në rrjete sociale. Mira ka rihapur profilet e saj në Instagram dhe Facebook, dhe shkruan se adresa e saj ka qenë e vjedhur.

“Përshëndetje miq! Po rikthehem mes jush pas një shkëputjeje kohore, sepse accounti që kisha m’u vodh dhe nuk m’u rikthye dot. Ky është accounti im i ri. Sinqerisht, më ka munguar dashamirësia juaj dhe komunikimi me ju. Uroj të jeni mirë të gjithë, përzemërsisht,”- shkruan Mira Konçi në profilin e saj të ri në rrjete sociale.

Prej vitesh çifti Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi së bashku me dy fëmijët, ndodhen në SHBA ka kanë vendosur të jetojnë. Disa vite larg ekranit, shpresojmë që ky rikthim në rrjete sociale të jetë një shenjë rikthimi dhe në karrierën e saj muzikore.

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz këngëtarja mira konci mira konci rikthehet mira konçi shpetim saraçi këngëtarja mira konci mira konci rikthehet mira konçi shpetim saraçi

Sondazh

Poll