17 Janar 2023, 07:24
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
TIRANË- Bursa Shqiptare e Energjisë bëri të ditur së fundmi se trajnimet do të vijojnë në mënyrë intensive me palët e tregut përgjatë periudhës janar-mars. Në kalendarin e publikuar mbi këto trajnime të thelluara bie në sy aspektet që do të mbulohen deri në përgatitjen e plotë të gjithë operatorëve për të kryer transaksione reale në momentin që nis funksionimi.
Përgjatë janarit në qendër të trajnimit janë tematikat e lidhura me platformën e tregtimit dhe procesin e ofertimit. Po kështu njohuri më të thelluara do të ofrohen edhe për rregullat dhe procedurat e tregut që tashmë janë miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë.
Një tjetër kapitull që do të mbulohet në trajnimet e nivelit të lartë është ajo për sistemin e klerimit. Në fund të shkurtit Bursa Shqiptare e Energjisë parashikon që trajnimi të ndalet tek treguesit e certifikuar ndërkohë që në fund të marsit edhe pse mbetet e paspecifikuar me datë do të zënë vend testimet e tregtuesve të certifikuar. Kjo do të thotë që do të ketë transaksione reale të simuluar në një bursë funksionale.
Deri më tani nuk ka një datë të re për nisjen e aktivitetit të bursës por më herët burime të “Monitor” pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thanë se caktimi i saj do të bëhet në fund të tremujorit të parë të këtij viti.
Arsyeja e kësaj shtyrje të nisjes së funksionimit nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u argumentua më herët me ecurinë më të ngadaltë të procesit të liberalizimit. Bizneset që sipas saj duhet të dilnin në treg të lirë kryesisht ato në tension të mesëm që përbëjnë dhe numrin më të madh të subjekteve janë ende nën mbrojtjen e qeverisë duke u furnizuar me një çmim preferencial energjie.
Normalizimi i kushteve në bursa dhe ulja graduale e çmimeve të energjisë do të bëjë që edhe këto biznese ashtu si 35 kilovoltshi të dalin në treg të lirë duke e bërë kështu të mundur plotësimin e kushteve për funksionimin e duhur të bursës. Sipas Ballukut duhen të gjithë palët në treg në mënyrë që të plotësohet zinxhiri funksional dhe jo vetëm prodhuesit apo furnizuesit.
Bursa Shqiptare e Energjisë u regjistrua si subjekt në 23 tetor 2020 me aksioner Operatorin e Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë me 57.25% të aksioneve dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të Kosovës me 42.75% të aksioneve.
Bursa e cila fillimisht parashikohej të niste operimin në vitin 2017 është shtyrë në mënyrë të vazhdueshme për shkak të mungesës së akteve nënligjore, problemeve gjatë procedurave të përzgjedhjes së platformës por edhe hartimit dhe miratimit të rregullave që tashmë janë përfunduar./N.Maho
Marrë nga Monitor
bursa shqiptare e energjise
Ekonomi
17 Janar 2023, 07:21
Foto Ilustruese
TIRANË- Përdorimi i internetit nga familjet, bizneset e individët ka shënuar rritje në vitin 2022, sipas një ...
Ekonomi
16 Janar 2023, 17:09
k.m.
Foto ilustruese
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka arritur të arkëtojë edhe 7.6 milionë të tjera nga shitja e energjisë...
Ekonomi
16 Janar 2023, 07:17
Foto Ilustruese
TIRANË- Ikja e të rinjve është kthyer në një problem vërtet shqetësues për vendin, duke ndikua...
Ekonomi
15 Janar 2023, 21:41
k.m.
Foto ilustruese
ZVICËR- Nëse Davos ka qenë gjithmonë "partia{" e globalizimit, mbetet për t'u kuptuar se cila do të jetë...
Ekonomi
15 Janar 2023, 21:30
k.m.
Foto ilustruese
Europa pritet që të përjetojë recesion në pjesën e parë të vitit 2023, ashtu siç parashikohe...
Ekonomi
15 Janar 2023, 15:03
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Përpara disa kohësh qeveria refuzonte të pranonte që blegtoria në vend kishte nisur 'rënien...
Ekonomi
15 Janar 2023, 08:34
I.A
Klaidi Çitozi
TIRANË- Kompanitë e sigurimit synojnë, që prej vitit 2023, të aplikojnë tarifa të diferencuara p&eu...
Ekonomi
15 Janar 2023, 08:18
I.A
AMF
TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) vlerëson se tregjet financiare nën mbikëqyrjen e këtij institucioni u p...
Ekonomi
15 Janar 2023, 07:56
I.A
Spiro Brumbulli
TIRANË- Fokusi i sektorit bankar në vitin 2023 do të jetë ruajtja e stabilitetit dhe shmangia e efekteve negative q&eu...
Ekonomi
15 Janar 2023, 07:47
I.A
Banka e Shqiperise
TIRANË- Normat e interesit në tregun financiar në vitin 2023 priten të jenë më të qëndrueshme. N...