Bota

VIDEO/ I riu kërcënon blerësit në supermarket me thikë, neutralizohet nga klientët

Pamjet e regjistruara nga LaQuanda Eichelberger tregojnë një burrë me kapuç të kuq duke bërtitur dhe sharë brenda Walmart ndërsa mban një thikë.

13 Janar 2023, 19:43 Nga I.A
VIDEO/ I riu kërcënon blerësit në supermarket me thikë,
Foto nga arrestimi

SHBA- Një burrë me thikë, për të cilin një dëshmitar tha se i "kërkuan 20 dollarë" në një Walmart në Kolumbia, Karolina e Jugut, u çarmatos në mënyrë dramatike, kur një blerës e goditi nga pas me një shtyllë. Pamjet e regjistruara nga LaQuanda Eichelberger tregojnë një burrë me kapuç të kuq duke bërtitur dhe sharë brenda Walmart ndërsa mban një thikë.

“Isha në arkë ku punoj dhe klienti hyri dhe kërkoi 20 dollarë. Pashë se ai kishte një thikë pasi bërtiste duke kërkuar 20 dollarë. I thashë ‘Oh, ai ka një thikë’ njërit prej menaxherëve të mi që u përpoq ta përballonte”, tha Eichelberger për Storyful.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ABC News (@abcnews)

Një tjetër blerës, i identifikuar nga lajmet lokale si veterani ushtarak Demario Davis, shihet duke goditur me një shtyllë burrin me kapuç të kuq. Burri bie në tokë dhe më pas shihet duke u konfliktuar oficerët, të cilët e prangosën atë. Mediat lokale raportuan se burri u vlerësua nga Ekipi i Ndërhyrjes në Kriza të Departamentit të Sherifit të Qarkut Richland dhe u dërgua në një spital psikiatrik për vlerësim. 

laquanda eichelberger

Sondazh

Poll