Bota

Në gjendje kritike për jetën, Gjermania kërkon me urgjencë ndihmë mjekësore për armikun e Putinit

Navalny, kundërshtari më i shquar i presidentit rus Vladimir Putin, tha të mërkurën se ai kishte simptoma të gripit, duke përfshirë temperaturën, por po mbahej në një qeli dënimi në burgun e tij të sigurisë maksimale jashtë Moskës dhe i mohohej mjekimi bazë.

13 Janar 2023, 14:46 Nga a.l
Në gjendje kritike për jetën, Gjermania kërkon me
Alexei Navalny

GJERMANI- Gjermania të premten kërkoi kujdes të shpejtë mjekësor për kritikun e burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, i cili është ankuar se zyrtarët e burgjeve në  Rusi i kanë mohuar aksesin në trajtimin spitalor.

Navalny, kundërshtari më i shquar i presidentit rus Vladimir Putin, tha të mërkurën se ai kishte simptoma të gripit, duke përfshirë temperaturën, por po mbahej në një qeli dënimi në burgun e tij të sigurisë maksimale jashtë Moskës dhe i mohohej mjekimi bazë.

'Navalny ka nevojë urgjente për ndihmë mjekësore siç kanë theksuar mjekë të shumtë rusë. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve ruse që ta ofrojnë këtë menjëherë dhe plotësisht," tha zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann. Berlini përsëriti gjithashtu një thirrje për lirimin e Navalny, duke thënë se burgimi i tij bazohej në një "vendim të motivuar politikisht".

Për dy vitet e fundit, 46-vjeçari është mbajtur jashtë Vladimirit, një qytet rreth 230 kilometra në lindje të Moskës pas një dënimi për përvetësim, një nga disa vendime që Navalny ka denoncuar si një përpjekje për t'i mbyllur gojën, shkruajnë mediat e huaja. 

Navalny u helmua me Novichok, një agjent nervor sovjetik, në një udhëtim në Siberi në vitin 2020.  Ai mori trajtim në Berlin dhe ka akuzuar Putinin se qëndron pas sulmit. Në një letër të hapur, qindra mjekë rusë u kërkuan autoriteteve të ndalonin "torturimin" e Navalny dhe t'i siguronin atij kujdesin e duhur./ Dosja.al

alexei navalny

Sondazh

Poll