Bota

40-vjeçari masakron për vdekje të ëmën dhe gjyshen në Shkup

Motivet e këtij krimi nuk dihen ende, ndërsa autori është vënë në pranga.

11 Janar 2023, 18:34 Nga F.M
40-vjeçari masakron për vdekje të ëmën dhe gjyshen
Policia

MAQEDONI E VERIUT- Një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet J.M., ka vrarë nënën e tij 60-vjeçare dhe gjyshen 80-vjeçare. Maqedoninë e Veriut, në Shkup. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se motivet e këtij krimi nuk dihen ende, ndërsa autori është vënë në pranga.

“Sot rreth orës 14:40 policia nga stacioni policor i Karposhit ka arrestuar M.J. nga Shkupi për shkak të dyshimit se rreth orës 14:20 i njëjti në banesën në rrugën “Ruzveltova” ka sulmuar me sende të mprehta nënën dhe gjyshen e tij të moshës 60 dhe 80 vjeç, të cilat kanë ndërruar jetë nga plagët e marra,”- shkruhet në njoftim.

maqedoni e veriut 40 vjecari vret nenen dhe gjyshen

Sondazh

Poll