Art&Argëtim

Pasi iu zbulua identiteti i të dashurës modele, reagon me shpejtësi Robert Berisha përkrah 4 femrave seksi (FOTO)

12 Shtator 2019, 07:07 Nga DOSJA
Pasi iu zbulua identiteti i të dashurës modele, reagon me

Këngëtari Robert Berisha ndodhet me pushime në Turqi, e bashkë me të edhe modelja bukuroshe Jessica Kadiu. Modelja nga Kosova u diskutua si e dashura e re e Robertit, dhe mediat rozë u mbushën me fotot e Jessica Kadiut, por këngëtari ka bërë reagimin e tij të parë, pas zërave që përfolën për lidhjen e re.

“Diçka po zihet,”- shkruan Robert Berisha, përkrah fotos me katër bukuroshe, mes tyre edhe Jessica Kadiu, që u përfol si e dashura.

Me sa duket ky postim vjen si një reagim, pas lajmeve të djeshme, për të sqaruar se vajzat janë pjesë e një projekti, që Roberti po përgatit këtë sezon.

Pak javë më parë Robert Berisha deklaroi publikisht ndarjen përfundimtare me Nora Istrefin. Se cili qe shkaku çifti preferoi të mos japë shumë detaje, por menjëherë në median rozë qarkulluan thashetheme. Një tradhti bashkëshortore ishte një nga arsyet që çoi në përfundimin e një lidhjeje 14 vjeçare, e sipas burimeve Robert Berisha prej një viti ishte në një histori jashtëmartesore me një modele nga Prishtina.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz jessica kadiu këngëtari nora istref robert berisha robert berisha me modelen jessica kadiu këngëtari nora istref robert berisha robert berisha me modelen

Sondazh

Poll