Art&Argëtim

'Kam marrë një rol në film për të rritur'/ Olsi Bylyku i thurr 'rengun', ja përgjigja epike e partneres së tij që i bëri të gjithë të qeshnin

Kapiteni i “Luanëve të Verdhë”, Olsi Bylyku ka vendosur të telefonojë partneren e tij Egli Tako.

9 Janar 2023, 07:30 Nga a.l
'Kam marrë një rol në film për të rritur'/
Olsi Bylyku

TIRANË-  Puntata e transmetuar dje në 'Zemër Luana' ka patur një sërë situatash komike nga ana e të ftuarve dhe kapitenëve.Teksa në skenë është dëgjuar zilja e telefonit, të gjithë prisnin se kush do të ngrinte telefonin. Kapiteni i “Luanëve të Verdhë”, Olsi Bylyku ka vendosur të telefonojë partneren e tij Egli Tako.

Ai i tha se kishte marrë një ofertë pune me një rol në një film për të rritur duke pritur aprovimin e saj. Përgjigjia e Eglit ka qenë e papritur. “Bëje mo shpirt, sa lekë do marrësh?” ka thënë ajo duke shkaktuar të qeshura.

Olsi e përshëndeti nga skena e “Zemër Luana”, duke treguar se nuk është e vërtetë xhelozia që flitet për të në media. 

olsi bylyku

Sondazh

Poll