Insights

Endacaku...

Nga pakujdesia e atyre që na marrin taksat dhe shohin ëndërra me fitime e me udhëtime.

7 Janar 2023, 14:11 Nga Agim Xhafka
Endacaku...
Agim Xhafka

Sot në mëngjes në rrugët e qytetit tim vdiq një njeri. Quhej Arben, i sëmurë epileptik, ishte 38 vjeç. I pastrehë prej muajsh dhe endacak nëpër lagje. Shteti deklaroi se ai nuk kishte shenja dhune, por pati vdekje natyrale. Kemi aritur në këtë derexhe që shoqëria jonë vdekjen nga e ftohta ta quajë natyrale. Krejt e zakonshme i duket këtij shteti marrja e jetës nga e ftohta, nga acari. Nga pakujdesia e atyre që na marrin taksat dhe shohin ëndërra me fitime e me udhëtime.

Beni nuk pati shenja dhune se i mjaftoi dhuna e ngricës, që i futi dorën ne grykë e në zemer dhe ia shtrëngoi aq sa ia mori frymën,ia mori dëshirat e jetës e ia përplasi në kazanet e plehrave të bashkisë. Beni pati shenja dhune,por qeverisë nuk i leverdis t'i tregojë. Se janë grushtat e indiferencës, të harresës, të mospërkujdesjes. Është arroganca e pushtetit mafioz,që vjen ne karrike nga vota e vjedhur dhe vjedh gjithë ditën e natën veç të fryjë fitimet. Arbenin e harruan, e quajtën sikur nuk ekziston. Nuk pyetën për hallet e dhimbjet e tij. Ndaj e ftohta sa e pa jetim, pa përkujdesje,iu afrua tinëz dhe e rrëmbeu. Pa dhunë të dukshme, pa shenja, por me egërsi dhe me gëzim kriminal.

Beni sot mori udhën per tek varrezat. Ai nuk jeton më,por edhe shoqëria jonë nuk gjallon më.Ka vdekur,mbase edhe para se a ftohta ta rrëmbente Benin. Se ne jemi të pakallur. Bëjmë sikur marrim frymë e heshtim. Ben, shpëtove. Më keq po rrojmë ne që akoma e ftohta nuk na ka marrë,nuk na e ka ngritur ende pusinë. Se jetojmë në një vend ku njerëzoren e ka trembur mafia dhe ku i vobekti dhe i varfëri quhet i tepërt,i pavlerë. S'quhet njeri...

agim xhafka endacaku

Sondazh

Poll

Insights 6 Janar 2023, 11:05 Kristi Pinderi

Si t’ja themi profesorit

Kristi Pinderi Përgjigje Artan FugësKa një problem interesant te dilema nëse duhet t’i përgjigjesh Artan Fugës për...

Insights 6 Janar 2023, 11:02 Artan Fuga

Prindi 1; prindi 2, dhe lojërat pa shije!

Artan Fuga Kam dëgjuar se në disa institucione arsimore parashkollore kanë bërë fillime eksperimentesh sociale me zarar, për ...

Insights 29 Dhjetor 2022, 13:11 Ledi Shamku

Njeriu ka përmasat e gjuhës që flet

Foto ilustruese Po e nis duke thënë se vjeshta e këtij viti qe një vjeshtë përkimesh (koincidencash), dhe se Epikyri na thot&...