Art&Argëtim

Pranon lidhjen për herë të parë, Anxhela Peristeri: S’jam pro martesës, në diskutim një fëmijë

11 Shtator 2019, 10:04 Nga DOSJA
Pranon lidhjen për herë të parë, Anxhela Peristeri:

TIRANË– Këngëtarja Anxhela Peristeri ka pranuar për herë të parë se është në një lidhje dashurie. 

E ftuar tek “Rudina”, Anxhela ka treguar se nuk është pro një ceremonie martesore pasi do të preferonte më shumë një bashkëjetesë. 

Nuk është në planet e mia të afërta, e kam thënë që nuk jam pro martesës. Gjëja më e rëndësishme është të gjesh njeriun e zemrës. Kjo është unaza, është dhuratë. E mbaj sepse është shumë e bukur dhe më pëlqen. Nuk kam në planet e afërta një fëmijë por është në diskutim. Kur të vijë koha do të flasim. Jetës nuk i dihet asnjëherë,”-tha këngëtarja. 

Së fundmi këngëtarja publikoi këngën më të re në bashkëpunim me Stinen, ku edhe ishte veshur me një fustan të bardhë nusërie.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz anxhela peristeri anxhela peristeri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Shtator 2019, 08:12

TIRANË– Olta Gixhari vjen gjithmonë me postime provokuese. Veshur me një bust të kuq që në pah i nxirrte bustin e saj të plotë, aktorja ka tunduar të gjith...