Bota

Besnik Bislimi: Jam optimist se barrikadat do hiqen sot ose nesër

Bislimi ka thënë se ka shumë qytetarë të shqetësuar në katër komunat veriore të Kosovës dhe se këto shqetësime po barten edhe te qytetarët në pjesën jugore, pa dallim nacionaliteti.

28 Dhjetor 2022, 21:09 Nga I.A
Besnik Bislimi: Jam optimist se barrikadat do hiqen sot ose nesër
Besnik Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është shprehur optimist se barrikadat e vendosura në veri, do të hiqen sonte ose nesër. Kjo situatë e re është krijuar pas lirimit të ish-policit me përkatësi serbe, Dejan Pantiç. Bislimi ka shprehur besimin e tij që qytetarët do të kenë arsye për të festuar.

“Jam shumë optimist se barrikadat do të hiqen sot ose nesër dhe se njerëzit do të kenë arsye për të festuar”, ka thënë Bislimi në një intervistë për Radio Kim.

Bislimi ka thënë se ka shumë qytetarë të shqetësuar në katër komunat veriore të Kosovës dhe se këto shqetësime po barten edhe te qytetarët në pjesën jugore, pa dallim nacionaliteti.

“Besojm që s’ka asnjë arsye për tensione, s’ka asnjë arsye për barrikada. Nëse ka qytetarë të brengosur lidhur me ngjarje të caktuara, një protestë paqësore mund të arrijë më shumë me më pak përpjekje, sepse qeveria ka vullnet për ta diskutuar cdo problem me qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nacionalitetin”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka thënë se nuk ultimatum për heqjen e barrikadave për KFOR, kur i është përmendur një deklaratë nga gazetarja.

Para së gjithash, dëshiroj t’ju them se ky afat nuk është një afat kohor në kuptimin e ultimatumit. Janë dhënë disa ditë, dhe pastaj KFOR-i është dashur të përgjigjet brenda këtyre ditëve”, theksoi Bislimi

besnik bislimi dejan pantiç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll