Art&Argëtim

Kejvina Kthella tregon episodin nga klasa e shtatë: Babi më qëlloi me shuplakë dhe mirë ma bëri

Kejvina ka treguar se babai e ka goditur me një shuplakë në fytyrë kur e ka takuar, për shkak të braktisjes së mësimit.

27 Dhjetor 2022, 00:04 Nga F.M
Kejvina Kthella tregon episodin nga klasa e shtatë: Babi më
Kejvina Kthella

TIRANË- Kejvina Kthella, e cila tashmë është pjesë e “Big Brother VIP Albania” ka zbuluar një histori që i ka ndodhur kur ka qenë në klasë të shtatë. Para banorëve të tjerë, ajo ka treguar se ka braktisur shkollën ditën e Pavarësisë, duke u organizuar me shokët dhe shoqet e klasës, por që mësuesit kanë telefonuar prindërit e saj. Kejvina ka treguar se babai e ka goditur me një shuplakë në fytyrë kur e ka takuar, për shkak të braktisjes së mësimit.

“Isha shumë larg. Çerek ore larg nga shtëpia dhe nuk kisha mundësi as të kisha lek me vete, të paguaja ndonjë taksi. I them babit që nuk jam në shkollë. Vjen më merr dhe deri te shtëpia mendoja se gjithçka është në rregull. Pastaj aty kam ngrënë shpullë nga babi për herë të parë. Nuk do ta harroj kurrë dhe mirë ma ka bërë,”- tha Kejvina.

kejvina kthella big brother vip 2

Sondazh

Poll