Art&Argëtim

“Të dua”, Arbana bën deklaratë publike. Xhemi Shehu e ngacmon për Eduartin: Të ka qarë foton

8 Shtator 2019, 17:36 Nga DOSJA
“Të dua”, Arbana bën deklaratë publike. Xhemi Shehu e

TIRANË-  Arbana Osmani mbrëmë i surprizoi të gjithë, pasi u shfaq duke bërë lidhje direkte nga stadiumi ku do luhej sfida Francë-Shqipëri. Nga prezantuese ajo tregoi se di të jetë dhe gazetare sportive.

Mësohet se në Paris, Arbana është së bashku me atë që mendohet se është partneri i saj, regjisorin Eduart Grishaj, i cili i bën dhe fotot moderatores.

Arbana duket mjaft në formë në foton e fundit të publikuar në profilin e saj, ndërsa bën një deklaratë dashurie për kryeqytetin e Franës: “Të dua Paris”.

Pas këtij dedikimi, Xhemi Shehu nuk ka ngurruar të ngacmojë sërish Arbanën. Ajo i shkruan Arbanës se “ta ka qarë foton Parisi”, duke e thumbuar për Eduartin.

Ndërkohë nga Arbana kjo gjë është kaluar në heshje, pasi nuk i ka kthyer përgjigje mikes së saj.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani eduart grishaj xhemi shehu arbana osmani eduart grishaj xhemi shehu

Sondazh

Poll