Art&Argëtim

Monika Lubonja tregon skenën e filmit në 1990: Guximi im i parë ishte të puthja Ndriçim Xhepën

Lubonja tha se iniciativën e parë për këtë pyetje e ka marrë ajo, ndërkohë që Xhepa nuk komentoi.

10 Dhjetor 2022, 20:38 Nga I.A
Monika Lubonja tregon skenën e filmit në 1990: Guximi im i parë
Monika Lubonja

TIRANË- Aktorja shqiptare, njëkohësisht edhe ish-banore e Big Brother VIP, Monika Lubonja ka deklaruar se goximi i saj i parë në skenë ka qenë të puthte Ndriçim Xhepën. E ftuar në emisionin “S’e luan topi” në Top Channel, Lubonja tha se iniciativën e parë për këtë pytje e ka marrë ajo, ndërkohë që Xhepa nuk komentoi.

“Guximi im i parë ishte në vitet ’90 të flasim një gjë që në atë kohë filmi ishte gjëja më e shtrenjtë dhe nuk bëheshin siç bëheshin për 40 vite, por merrte gati një vit, pavarësisht se u shfaq në 91-shin. Atëherë isha 18-19 vjeç, dikush mund të thotë pse mos të bëjmë, një revolucion, unë isha me profesorin tim se Çim Xhepa ishte profesor i falës artistike, sikur të putheni ju të dy ia bënë, i pashë njëherë thashë si të puthemi. Ai ishte bashkëshorti im në rol, thanë hajt tani të thyejmë akullin, unë isha një studente, sapo kisha marrë filmin e parë, unë thash okay, Çimi nuk foli, e para që foli isha unë, ky ishte guximi im i parë. Ne nuk arritëm dot, se kur u bë filmi ishin në një dilemë, se edhe koha. Në 91-shin u xhirua u paketua dhe u montua, por nuk ishte bërë pjesa e muzikës, sapo kishte filluar ndryshimi, ata e vunë puthjen”, tha Monika.

monika lubonja ndriçim xhepa

Sondazh

Poll