Bota

Përfaqësuesit politik të partive politike në veri të Kosovës, refuzojnë të shkojnë në punë, shkak mungesa e sigurisë

Ahmetaj theksoi se shkaku kryesor pse përfaqësuesit e partive politike po refuzojnë të shkojnë në punë shtë siguria pas incidenteve të ndodhura ditët e fundit.

8 Dhjetor 2022, 17:21 Nga d.a.
Përfaqësuesit politik të partive politike në veri të
Mitrovice

KOSOVË- Anëtari i Sekretariatit të KQZ së Kosovës, Burim Ahmetaj ka thënë se anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve që përbëhen nga përfaqësues të partive politike, po refuzojnë që të shkojnë në vendet e punës.

Ahmetaj theksoi se shkaku kryesor pse përfaqësuesit e partive politike po refuzojnë të shkojnë në punë shtë siguria pas incidenteve të ndodhura ditët e fundit.

“Nga këto takime kemi deklarimin e KKZ-ve për Komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok se e kanë të pamundur të veprojnë në një objekt ku menaxhohet nga struktura jo të komunës. Po ashtu sipas deklarimit të anëtarëve të KKZ-së, ata nuk do të shkojnë në asnjë mënyrë në zyre, pasi kanë deklaruar se në pyetje është siguria fizike. Ndërsa zyrtarët e KKZ nga Zveçani kanë deklaruar se edhe me përcjelljen e Policisë në këto rrethana refuzojnë të shkojnë për të punuar”, tha Ahmetaj.

Refuzimi i kryerjes së detyrës nga zyrtarët komunal të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, po konsiderohet absurde për anëtarin e KQZ-së nga VV-ja, Sami Kurteshi.

“Po refuzimi i punëtorëve të KKZ është i paarsyeshëm. Punëtorët që kanë kontratë të rregullt dhe me thënë nuk shkoj, është absurde”, tha ai.Ndërsa Ilir Gashi nga PDK, tha se anëtarët që po refuzojnë ta kryejnë punën e tyre janë të subjekteve politike e jo të KQZ-së. E dëgjova më vëmendje kryeshefin por një gjë duhet ta bëjmë të qartë se zyrtarët e KKZ nuk e kanë refuzuar punën por zyrtarët e partive dhe jo ata që janë punëtorë të KQZ-së”, tha Gashi. 

tensionet në veri të kosovës zgjedhjet e pjesshme ne kosove burim ahmetaj sami kurteshi

Sondazh

Poll