Bota

Polemikat për veprën ruse në premierën e "La Scala", Meloni: Nuk u ngatërruam me kulturën e tyre

Në La Scala ishte e pranishme edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila para se të hapej perdja theksoi se nuk duhet ta lëmë Putinin të shkatërrojë këtë vend fantastik. 

7 Dhjetor 2022, 20:23 Nga d.a.
Polemikat për veprën ruse në premierën e "La
Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duke mbërritur në La Scala të Milanos për hapjen e sezonit me shfaqjen "Boris Godunov", tha se nuk kanë kuptim polemikat se çfarë ka zgjedhur teatri i Milanos për të nisur sezonin e ri, duke ju referuar projektit rus.

"Siç e dini, unë kam një qëndrim të qartë për pushtimin rus të Ukrainës, por ne nuk jemi ngatërruar me kulturën ruse, popullin rus apo historinë e tyre."-tha Meloni.

Në La Scala ishte e pranishme edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila para se të hapej perdja theksoi se nuk duhet ta lëmë Putinin të shkatërrojë këtë vend fantastik. 

"Mendoj se Dostojevski, Çajkovski, Tolstoi janë të shkëlqyer, unë jam këtu për të shijuar operën”.- tha ajo.

Presidenti italian Sergio Mattarella, në fund, i cili u duartrokit për pesë minuta, deklaroi se "kultura ruse nuk mund të fshihet".

giorgia meloni la scala

Sondazh

Poll