Aktualitet

Shqiptari i dehur terrorizon klientët e klubit në Itali, pështyn dhe kërcënon policinë, i vihet maskë në kokë

Policia, sapo mbërriti tentoi të qetësojë 36-vjeçarin, i cili filloi t'i pështyjë, kafshojë, tërheqë dhe madje i kërcënonte.

4 Dhjetor 2022, 07:31 Nga A.B
Shqiptari i dehur terrorizon klientët e klubit në Itali, pështyn
Policia italiane

ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët pasi solli panik brenda një klubi në Pesaro. Ndalimi ndodhi mbrëmjen e djeshme, pasi shqiptari në gjendje të alkoolizuar filloi të shqetësonte klientët e Zanzibarit, deri në atë pikë sa t'i terrorizonte ata, aq sa pronari lajmëroi policinë.

Policia, sapo mbërriti tentoi të qetësojë 36-vjeçarin, i cili filloi t'i pështyjë, kafshojë, tërheqë dhe madje i kërcënonte.

Shqiptari i njohur për policinë nuk është identifikuar për mediat. Në atë moment policia e prangosi dhe ia mbuluan fytyrën me një maskë për të mos lejuar që burri të vazhdonte të pështynte.

Burimi: Viverepesaro.it

shqiptari ne itali

Sondazh

Poll