Ekonomi

Si i shmangin bizneset taksat e pagave, mbi 50% e të punësuarve i deklarojnë familjarë

Sektorët më të prekur nga informaliteti janë: bujqësia, ndërtimi dhe shërbimet e ushqimit dhe të akomodimit.

30 Nëntor 2022, 18:09 Nga DOSJA
Si i shmangin bizneset taksat e pagave, mbi 50% e të punësuarve i
Foto Ilustruese

TIRANË- Mbi 50 % e të punësuarve në Shqipëri punojnë pa pagë në biznesin e tyre, ose të familjes, duke shmangur kështu pagesën e sigurimeve shoqërore dhe tatimit mbi pagën. 1/3 e punonjësve nuk deklarojnë të ardhura të plota nga punësimi, duke bërë që një pjesë e konsiderueshme e punonjësve të fitojnë më shumë sesa deklarojnë.

Sipas Ministrisë së Financave rreth 32% e të punësuarve në 2021-in rezultojnë të vetëpunësuar dhe rreth 20% janë punëtorë pa ndonjë pagë të caktuar në biznesin familjar. Kjo ka bërë që punësimi informal të mbetet relativisht i lartë, kryesisht tek të rinjtë dhe punëtorët me kualifikim të ulët. Sektorët më të prekur nga informaliteti janë: bujqësia, ndërtimi dhe shërbimet e ushqimit dhe të akomodimit.

Për pasojë vetëm 47.9% e të punësuarve janë me pagë fikse, ndërkohë që norma mesatare për vendet e Bashkimit Europian është 73%. Nga këndvështrimi gjinor, rezulton se gratë kanë 1.5 herë më shumë gjasa se burrat të jenë punësuar në biznesin familjar.

Vlerësimet e marra nga AFP tregojnë se 27% e grave të punësuara dhe 14% e burrave të punësuar janë të punësuar në biznesin familjar.

Marrë nga TVKLAN

ekonomia ne shqiperi

Sondazh

Poll