Bota

Ndahet nga jeta kongresmeni demokrat i Virxhinias, Donald McEachin/ Pelosi shpreh ngushëllimet: Kampion i palodhur!

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesëve të SHBA-së Nancy Pelosi shprehu ngushëllimet për familjen e McEachin, teksa e konsideroi atë si një kampion të palodhur për familjen e Virxhinias

29 Nëntor 2022, 16:57 Nga a.l
Ndahet nga jeta kongresmeni demokrat i Virxhinias, Donald McEachin/ Pelosi
Kongresmeni A. Donald McEachin

SHBA- Përfaqësuesi i SHBA Donald McEachin, një demokrat nga Virxhinia, i cili së fundmi u rizgjodh në mandatin e tij të katërt në Kongres ka nërruar jetë në moshën 61-vjeçare. Në një deklaratë, shefi i stafit të tij Tara Rountree njoftoi se McEachin humbi betejën me kancerin kolorektal, i prekur që nga viti 2013.

Derisa të zgjidhet një përfaqësues i ri, zyra jonë do të qëndrojë e hapur dhe do të vazhdojë t'u shërbejë zgjedhësve tanë”, tha ajo.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesëve të SHBA-së Nancy Pelosi shprehu ngushëllimet për familjen e McEachin, teksa e konsideroi atë si një kampion të palodhur për familjen e Virxhinias. 

Me pikëllim të madh i bashkohem sonte banorëve të Virxhinias në zi për humbjen e kongresmenit Donald McEachin: një kampion i palodhur për familjet e Virxhinias dhe një forcë për mundësi ekonomike dhe drejtësi mjedisore”, tha në një deklaratë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.

Nuk u njoftuan detaje rreth një seance speciale për të zëvendësuar McEachin, por pavarësisht nga rezultati, republikanët pritet të mbajnë një shumicë të vogël ndaj demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, shkruan Reuters. Republikanët fituan të paktën 220 vende në zgjedhjet e 8 nëntorit kundrejt 213 nga demokratët, me pesë vende ende për t'u përcaktuar. McEachin mundi sfiduesin republikan Leon Benjamin Sr. me rreth 30 pikë në distriktin e katërt të kongresit të Virxhinias, i cili përfshin kryeqytetin e shtetit, Richmond./ Dosja.al

donald mceachin

Sondazh

Poll