Bota

FOTO/ Një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë arrestohet në Siri

Trafikanti i fundit i madh i drogës nga rajoni i Napolit ende në arrati, Bruno Carbone u arrestua kur zbriti nga avioni të martën në aeroportin Ciampino të Romës.

17 Nëntor 2022, 20:09 Nga I.A

 

FOTO/ Një nga kriminelët më të kërkuar në
Bruno Carbone

 

ITALI- Një trafikant italian droge, një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë, është arrestuar në Siri dhe është ekstraduar në Itali. Euronews shkruan se trafikanti i fundit i madh i drogës nga rajoni i Napolit ende në arrati, Bruno Carbone u arrestua kur zbriti nga avioni të martën në aeroportin Ciampino të Romës.

Carbone, i dënuar në mungesë në Itali me 20 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge përgjatë rrugës Spanjë-Napoli-Sicili, ishte në arrati që nga viti 2003. Carbone njihet si një bashkëpunëtor i ngushtë i Raffaele Imperiale të Camorra. Imperiale, që vetë konsiderohet të ketë qenë një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, u arrestua në Dubai në vitin 2021.

Fillimisht ishte e paqartë se ku u kap Carbone, me mediat vendase në Itali që raportuan se ai u kap edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai kishte kaluar shumë nga koha e tij në arrati. Mohammed Sankari, një zyrtar i grupit xhihadist Tahrir al-Sham (HTS) në Sirinë veriperëndimore, deklaroi se Carbone u arrestua në mars ndërsa kalonte nëpër zonat e 'çliruara' (të vendit) ... me qëllim për të arritur në rajone nën kontrollin e regjimit (të Bashar al-Assad).

bruno carbone

Sondazh

Poll