Art&Argëtim

E shtrirë në shezlong, Monika Kryemadhi relaksohet në Jalë, krah saj Vasili i qeshur me bark të madh (Foto)

31 Gusht 2019, 10:54 Nga DOSJA
E shtrirë në shezlong, Monika Kryemadhi relaksohet në Jalë,

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zgjedhur ta kalojë këtë fundjavë në bregdetin e jugut. Në një foto të publikuar nga Panorama, Kryemadhi shihet teksa relaksohet krah Petrit Vasilit.

E shtrirë në shezlong, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka zgjedhur Jalën për t’u relaksuar këtë fundjavë, aty ku çdo vit zhvillohet kampi i të rinjve të LRI-së.

Në disa foto të tjera, Kryemadhi shihet teksa lahet dhe në sy bien rrobat e banjos me ngjyrë blu të errët që kryetarja e LSI-së ka zgjedhur të veshë. Pas mbarimit të plazhit, Kryemadhi e shoqëruar sërish nga Vasili, mbulohet me robëdishambër dhe me qese në duar shihet teksa ecën në pedonale.

Në sy bie shtimi në peshë i Vasilit, që e bën pothuajse të paidentifikueshëm nga barku i madh.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz monika kryemadhi ne jale petrit vasili monika kryemadhi ne jale petrit vasili

Sondazh

Poll