10 Nëntor 2022, 07:07
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
TIRANË- Të ardhurat nga tarifa në rrugën e Kombit kanë rezultuar më të larta se parashikimi në kontratën e koncesionit gjatë periudhës së zbatimit të saj nga viti 2018-2022 Në raportin e Monitorimit të Koncesioneve për vitin 2021 që u publikua së fundmi nga Ministria e Financave thuhet si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave nga trafiku Autoriteti Kontraktues mund të aktivizojë rinegocimin e kontratës me mundësi uljen e tarifës së kalimit në sheshin e pagesës.
Në raport thuhet se nga 12 risqe të identifikuara në Koncesionin Rrugës së Kombit, Autoriteti Kontraktues ka mbajtur 3 risqe: riskun politik, riskun e qeverisjes dhe riskun e ndryshimeve ligjore, ndërsa tek Partneri Privat janë transferuar risku i ndërtimit, risku i transferimit të aseteve, risku i operimit dhe performancës dhe risku i ribalancimit të ekuilibrit financiar.
Ndërkohë, risku i kërkesës, risku financiar, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit dhe risku i ndërprerjes së kontratës janë ndarë mes palës private dhe publike. Në vitin 2018, për shkak të kundërshtimeve mbi tarifën e rrugës nga përdoruesit e rrugës si dhe nga banorët e qytetit të Kukësit, Sheshi i Pagesës (Toll Plaza) qëndroi për 6 muaj jashtë funksionit. “Megjithatë, për muajt operativ të ardhurat ishin më të larta se ato të parashikuara. Për vitin 2021 nuk është raportuar materializimi i ndonjë risku, por risku financiar, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit dhe risku i veprimeve negative të qeverisë (MAGA) janë klasifikuar si risqe të mesme dhe për riskun MAGA. Autoriteti Kontraktues shprehet se mundësia e materializimit të tij është e mundur në uljen e tarifës së kalimit në Sheshin e pagesës” thuhet në raportin e Monitorimit të Koncesioneve.
Të ardhurat e koncensionarit arritën në vitin 2021 në 2,5 miliardë lekë nga të cilat 1.7 miliardë lekë ishin të ardhura nga taksat në sheshin e pagës dhe 790 milionë lekë kompensim nga qeveria. Të ardhurat totale ishin 10% më të larta se në vitin 2020 dhe 6 për qind më të larta se në vitin 2029. Kur publikoi kontraktën koncesionare qeveria mbajti të fshehte aneksin për trafikun, por siç raporton Ministria e Financave arkëtimet nga trafiku ishin më ta lrta se projeksionet në kontratë. Në katër vitet e para të kontratës kompania ka arkëtuar 7.9 miliardë lekë të ardhura (67 milionë euro). Ndërkohë që vlera e investimit nga kompania koncesionare është 5,6 miliardë lekë për të gjithë periudhën e kontratës 30 vjeçare.
Ministria e Financave raportoi se aktualisht projekti është në fazën e ndërtimit dhe të operimit. Deri në fund të vitit 2021 janë realizuar 105.9% të investimeve kapitale. Sipas raportimeve shoqëria koncesionare vazhdon të realizojë punimet e mirëmbajtjes së autostradës “Milot-Morinë”, si dhe punime përmirësuese të komponentëve të ndryshëm përgjatë autostradës me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë.
Marrë nga Monitor.al
rruga e kombit
Ekonomi
10 Nëntor 2022, 07:05
F.M
Porti i Durrësit
DURRËS- Dy vite negociata mes shtetit shqiptar dhe investitorit nga Emiratet që do të sjellë projektin e Ballin&e...
Ekonomi
9 Nëntor 2022, 20:34
k.m.
Foto ilustruese
Raporti i fundit i Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor paraqet rezultate të zymta për ekonomin&...
Ekonomi
9 Nëntor 2022, 20:14
k.m.
Foto ilustruese
Në projektin 2 miliardë dollarë te Ballinës së Durrësit, që do të zbatohet nga Eagle Hills Real Est...
Ekonomi
9 Nëntor 2022, 07:35
Foto Ilustruese
VAU I DEJËS- Një procedurë prokurimi që do të ketë dy etapa është hapur së fundi për proj...
Ekonomi
9 Nëntor 2022, 07:13
Foto Ilustruese
TIRANË- Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur, ndonëse ritmet janë ngadalësuar muajt e fundit. sipas INSTAT, In...
Ekonomi
9 Nëntor 2022, 07:11
Foto Ilustruese
TIRANË- Qeveria njoftoi në fillim të këtij muaji se kishte përzgjedhur shtatë kompani, që do të p&e...
Ekonomi
9 Nëntor 2022, 07:08
Foto Ilustruese
Nga Agron Haxhimali, ekspert i çështjeve vendore
Buxheti i bashkive nuk është thjesht shifër apo aritmetikë...
Ekonomi
9 Nëntor 2022, 07:06
Foto Ilustruese
TIRANË- Importet e zarzavateve u rritën në mënyrë të pazakontë këtë vit, ndryshe nga të g...
Ekonomi
9 Nëntor 2022, 07:01
Foto Ilustruese
TIRANË- Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektrregullore “Për raportimin e të dhënave, ...
Ekonomi
9 Nëntor 2022, 06:58
Foto Ilustruese
Varfëria mund të bëhet më e mprehtë dhe me e thellë në vendet e Ballkanit Perëndimor si pasojë...