8 Nëntor 2022, 16:22
Nga k.m.
Foto ilustruese
Nuk ka të ndalur rritja e çmimeve! Shtrenjtimi i fortë i ushqimeve dhe karburanteve veçanërisht ka bërë që edhe tetorin inflacioni të kërcejë në 8.3% sipas Institutit të Statistikave, norma më e lartë e regjistruar që prej vitit 1998, duke reflektuar goditjen e fortë të krizës së çmimeve në vend.
Rritja ka rezultuar dyshifrore për këto dy grupe krahasuar me tetorin e shkuar duke rënduar edhe më tej buxhetet e familjeve shqiptare. Brenda grupit të ushqimeve rritjen më të madhe e kanë parë produktet e vajit e yndyrnave, produktet e bulmetit por edhe ato të fruta perimeve.
Por, kostot janë rritur edhe për të gjitha mallrat e shërbimet e tjera pasi Instat raporton se shtrenjtimi i çmimeve nuk është ndalur as për grupet e tjera të marra në analizë e që ndikojnë ecurinë e inflacionit.
Më shtrenjtë po paguajnë qytetarët për ujin e energjinë, për shërbimet arsimore e shëndetësore, të arredojnë e mobilojnë shtëpitë apo të komunikojnë pasi rritja e çmimeve ka qenë e konsiderueshme, ndërsa tashmë shtrenjtimi vijon edhe për kafenetë e restorantet.
Ndërsa çmimet nuk ndalen, Banka e Shqipërisë vijon me politikën e saj shtrënguese për të zbutur goditjen e tyre. Pak ditë më parë, për herë të pestë brenda pak muajsh ndërhyrë sërish duke rritur normën bazë të interesit në 2.75%. Dukshëm, inflacioni i rritur është kthyer në sfidën kryesore të ekonomisë shqiptare dhe mund të cenojë rritjen e qëndrueshme të saj./ Top Channel
ekonomia shqiptare
Ekonomi
8 Nëntor 2022, 09:52
Gjiri i Lalëzit
TIRANË- Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar dhënien e statusit të investitorit strategjik për dy projek...
Ekonomi
8 Nëntor 2022, 07:28
Të dhënat
Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për besimin e biznesit dhe konsumatorit, në muajin tetor tre...
Ekonomi
8 Nëntor 2022, 07:27
Foto Ilustruese
TIRANË- Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonominë shqiptare pësoi rënie për të kët&eum...
Ekonomi
8 Nëntor 2022, 07:25
Foto Ilustruese
TIRANË- Burimet ujore në vend mbeten të shfrytëzuara por të pamonitoruara në një pjesë të mir&...
Ekonomi
8 Nëntor 2022, 07:18
Foto Ilustruese
TIRANË- Numri i individëve të anëtarësuar në fondet private të pensionit u rrit më tej në trem...
Ekonomi
8 Nëntor 2022, 07:16
Porti i Durrësit
TIRANË- Investitori që do të zhvillojë projektin e “Durrës Yachts & Marina” do të p&eum...
Ekonomi
7 Nëntor 2022, 20:37
k.m.
Foto ilustruese
Prej katër muajsh treguesi i ndjesisë ekonomike që mat pulsin e bizneseve dhe konsumatorëve vjen me rënie sipas Ba...
Ekonomi
7 Nëntor 2022, 17:08
A.B
Komisioni i Ekonomise
TIRANË- Deputetët e Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave miratuan parimisht me votat e mazhoranc&eum...
Ekonomi
7 Nëntor 2022, 12:34
I.A
Foto Ilustruese
Nëse nuk do të merren masa konkrete si: bursa apo punësim i garantuar për disa degë të mësuesisë; f...
Ekonomi
7 Nëntor 2022, 10:43
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Konfindustria ka shprehur rezerva sa i takon buxhetit të vitit 2023 të paraqitur nga qeveria. Sipas Konfindustris&eu...