Art&Argëtim

Aktori i njohur Matthew McConaughey ‘braktis’ profesionin, bëhet pedagog

29 Gusht 2019, 10:12 Nga DOSJA
Aktori i njohur Matthew McConaughey ‘braktis’ profesionin,

SHBA– Këtë vjeshtë, aktori fitues i disa çmimeve, Matthew McConaughey do të marrë një rol të ri: Profesor në Universitetin e Teksasit në Austin.

McConaughey, i cili u diplomua në UT në vitin 1993, do të jetë një “profesor i praktikës” në Departamentin e Radio-Televizionit-Filmit në universitetin e Teksasit në Austin. Sipas një njoftimi të lajmeve universitare, McConaughey ka qenë një profesor vizitues që nga viti 2015, por tashmë gjërat janë zyrtare.

McConaughey dhe një anëtar i fakultetit dhe regjisori Scott Rice kanë qenë bashkë-mësimdhënës të klasës së prodhimit të filmit “Script to Screen”, por tani emri i aktorit është vënë në programin mësimor.

McConaughey është më shumë se i kualifikuar me një çmim Akademie dhe mbi 50 filma në të cilët ka marrë pjesë, përveç shfaqjeve televizive. Ai gjithashtu ka përvojë si producent, dhe është i njohur më së miri për rolin në serialin “Detektivi i vërtetë”.

In recognition of his professional pedigree and personal investment in student success, Matthew McConaughey has been appointed a #TEXASMoody professor of practice. @McConaughey will continue to teach the #UTScriptoScreen class in @UTRTF. pic.twitter.com/9goKkc6U0A

— TEXAS Moody (@UTexasMoody) August 28, 2019


Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktori amerikan aktori bëhet pedagog matthew mcconaughey aktori amerikan aktori bëhet pedagog matthew mcconaughey

Sondazh

Poll