Aktualitet

Në Greqi akuzohet për përdhunime, si u fut në Shqipëri Spartak Dyrmishi, dy persona nga Fieri e kaluan në Kakavijë

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai është futur për në Shqipëri nga Kakavija nga dy persona.

30 Tetor 2022, 19:14 Nga k.m.
Në Greqi akuzohet për përdhunime, si u fut në Shqipëri
Spartak Dyrmishi

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me arratisjen e Spartak Dyrmishit në Shqipëri, pasi në Greqi po kërkohet për përdhunimin e një gruaje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai është futur për në Shqipëri nga Kakavija nga dy persona. Sërish Dosja.al ka mësuar se bëhet fjalë për dy persona nga Fieri që e kanë shoqëruar dhe kanë futur në territorin shqiptar.

Dje, autoritetet greke kanë identifikuar burrin që përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një grua tjetër. Sipas mediave greke, autori ndodhet në qytetin e Vlorës dhe fshihet, ndërkohë që deri më tani raportohet se për kapjen e tij ka një mobilizim të madh nga forcat e Policisë së Shtetit.

spartak dyrmishi

Sondazh

Poll