Ekonomi

Kriza nga lufta në Ukrainë, guvernatori i BSH: Sejko: Inflacioni arriti në 8%, më i larti nga vitit 1998

Sejko deklaroi se stimuli monetar rezultoi vendimtar për krizën dhe se nuk u përkthye në inflacion të lartë për krizën.

27 Tetor 2022, 09:19 Nga A.B
Kriza nga lufta në Ukrainë, guvernatori i BSH: Sejko: Inflacioni
Gent Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se inflacioni ka arritur shifrat më të larta që nga viti 1998. Në një konferencë për mediat, ai tha se stimuli monetar rezultoi vendimtar për krizën dhe se nuk u përkthye në inflacion të lartë për krizën. Guvernatori tha se edhe produktet e shports kanë një inflacion të shtuar ndërsa tha se lufta po ndikon mbi çmimet e çdo produkti. 

'Krizat financiare nuk kanë munguar. Konsolidimi i stabilitetit ekonomik dhe vullnetar, ka pasur nxitës globalizimin e tregjeve të produkteve. Po ashtu kristalizimi i konsensusit ekonomik  e politik, rritja e pavarësisë institucionale e tyre ofruan mekanizëm të besueshëm. Inflacioni shënoi rritje të shpejtë gjatë vitit 2022, duke arritur nivelin 8% në tremujorin e tretë, nivel ky më i larti i regjistruar që prej vitit 1998. Ndonëse inflacioni në Shqipëri paraqitet i ulët, si në kontekstin rajonal dhe në atë evropian, duke pasqyruar ecurinë e fortë dhe të qëndrueshme të kursit të këmbimit dhe çmimet e rregulluara të energjisë elektrike për familjet, baza e tij ka ardhur në rritje e zgjerim. Tashmë, pjesa më e madhe e artikujve të shportës shfaqin një normë inflacioni mbi objektivin tonë prej 3%. Po ashtu, artikujt e shportës me normë të lartë apo në rritje inflacioni nuk janë më vetëm mallra e shërbime me origjinë importi, por edhe produkte, të cilat pjesën më të madhe të vlerës së shtuar e gjenerojnë në vend.'- u shpreh Sejko. 

Deklarata e Sejkos është në vazhdën e disa raporteve të mëparshme të FMN dhe Banka Botërore që flasin për një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes ekonomike që do të shkojë në 2.2% në vitin 2023 ndërsa inflacioni po kap majat. Situata ekonomike nuk është optimiste në një sërë treguesish duke përfshirë luhatjen e euros në tregje, rritjen e çmimit të karburanteve dhe energjisë, kosto këto që rëndojnë xhepat e qytetarëve./Dosja.al

gent sejko

Sondazh

Poll