Ekonomi

BUXHETI 2023- Qeveria rikthen bastet. Shpenzimet në nivelin rekord, 1 mld më shumë se vjet

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar projekbuxhetin e vitit 2023, ku shpenzimet parashikohet të arrijnë në nivelin rekord prej 5.3 miliardë euro, 1 miliard më tepër nga sa ishte njoftuar më herët.

20 Tetor 2022, 12:40 Nga k.m.
BUXHETI 2023- Qeveria rikthen bastet. Shpenzimet në nivelin rekord, 1 mld
Foto ilustruese

TIRANË- Nga 1 janari 2023 do të rihapen bastet sportive online. Kjo bëhet e ditur në projektbuxhetin e vitit 2023, ku parashikohet rifutja në legjislacion e basteve sportive online. Nga miratimi në ligj i lojërave të fatit ‘baste sportive’, me efekt nga 1 janari 2023, vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë taksa në vit. 

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar projekbuxhetin e vitit 2023, ku shpenzimet parashikohet të arrijnë në nivelin rekord prej 5.3 miliardë euro, 1 miliard më tepër nga sa ishte njoftuar më herët. Po ashtu, në projektbuxhet parashikohet një taksim shtesë për ata prodhuesit të energjisë elektrike që do të eksportojnë. Kjo taksë, e cila është implementuar në vitin 1946 (kohë kur Shqipëria ishte në komunizëm) e sipas parashikimeve, ajo do të sjellë në buxhet rreth 71 milionë euro.

Po ashtu, Ministria e Financave ka llogaritur që defiçiti buxhetor do të zbresë në 472 milionë euro, ose e përllogaritur ndryshe rreth 2.6% e PBB-së. Sipas projektbuxhetit, institucionet që do të kenë rritjen më të madhe të fondeve në dispozicion do të jetë Ministria e Mbrojtjes me 7.6 miliard lekë, si dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë me 7.3 miliard lekë.

Sipas parashikimeve, të ardhurat nga Sigurimet Shoqërore pritet të jenë 159.9 miliard lekë, nga sigurimet shëndetësore 54.5 miliard lekë. Fondi për kompensimin e pronarëve llogaritet llogaritet 4. 5 miliardë lekë. Ndërsa edhe pse kanë kaluar 3 vite nga tërmeti, Rindërtimi vazhdon. Këtë vit procesi do të ketë veç në llogari shumën prej 5 miliarë lekësh. Ky fond do të përdoret për të përballuar kostot për projektet e miratuara dhe të pa-financuara të viteve të mëparshme dhe pjesa e mbetur për projekte të reja. Një shumë të konsiderueshme do të marrin investimet në akset rrugore, ku "Kashar-Lekaj" do ketë vlerë 56,7 miliardë lekë, ndërtimi i segmentit rrugor Lekaj-Fier me vlerë 37,9 miliardë lekë, ndërsa aksi Milot-Thumanë do ketë vlerë 5,2 miliardë lekë.

Megjithatë bujë shkaktoi parashikimi i lojrave të fatit, edhe pse nuk është diskutuar si projektligj, apo se si do të implementohet. 31 dhjetori 2018 ishte dita e fundit që në Shqipëri u lejua vendosja e basteve, më pas në vend në kuadër të operacionit "Fundi i Marrëzisë", gjithçka u ndalua. Edhe pse fenomeni i basteve sportive nuk u zhduk.

Në vitin 2018, të ardhurat nga kjo kategori ishin 38.4 milion euro, dhe në 2017-n 44.5 milionë euro, ku vetëm bastet kishin derdhur 15 milion euro në arkën e shtetit. Por me ndalimin, kontributi në buxhet i bixhozit ranë 6 milionë euro në 2020-n, ndërsa vitin e shkuar, u arkëtuan 12.8 milionë.

lojrat e fatit rikthimi i lotove sportive

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll