Bota

Tragjedi në Libi/ Gjenden 15 trupa në bregun perëndimor, disa prej tyre të shkrumbuar

Pasi u alarmuan nga autoritetet lokale për zbulimin e këtyre trupave, vullnetarë nga dega e Gjysmëhënës së Kuqe në Sambratha, 70 km në perëndim të kryeqytetit, Tripoli, shkuan në vendngjarje dhe i transferuan trupat në morgun e spitalit të qytetit, njoftoi organizata.

7 Tetor 2022, 22:04 Nga I.A
Tragjedi në Libi/ Gjenden 15 trupa në bregun perëndimor, disa
Trupat

LIBI- Pesëmbëdhjetë trupa, disa të djegur, janë gjetur në bregdetin e qytetit perëndimor të Libisë Sabratha, ka njoftuar Gjysmëhëna e Kuqe Libiane, me aktivistët e të drejtave të njeriut që thonë se ata janë emigrantë të parregullt. Pasi u alarmuan nga autoritetet lokale për zbulimin e këtyre trupave, vullnetarë nga dega e Gjysmëhënës së Kuqe në Sambratha, 70 km në perëndim të kryeqytetit, Tripoli, shkuan në vendngjarje dhe i transferuan trupat në morgun e spitalit të qytetit, njoftoi organizata.

Disa trupa, të djegur, ishin brenda një anijeje të djegur dhe të tjerë u gjetën të paprekura, aty pranë. Gjysmëhëna e Kuqe nuk dha detaje mbi identitetin e viktimave apo shkakun e vdekjes së tyre, por aktivistët e të drejtave të njeriut thanë në mediat sociale se ata ishin emigrantë të parregullt. Mediat lokale raportuan se njerëzit në bordin e varkës, shumica e të cilëve afrikanë, u vranë të enjten mbrëma nga të shtënat me armë zjarri pas një përleshje mes trafikantëve.

Sipas të njëjtave burime, një nga grupet e trafikantëve të përfshirë në përleshje i ka vënë flakën sot anijes. Imazhet që supozohet se janë të anijes së shkatërruar, e cila duket se po fryn tym të zi të dendur, janë postuar në mediat sociale. 

Kaosi që pasoi rënien e regjimit të Muammar Gaddafit në vitin 2011 e ka bërë Libinë një rrugë të privilegjuar për dhjetëra mijëra emigrantë nga Afrika Sub-Sahariane, vendet arabe dhe Azia jugore që përpiqen të arrijnë në Evropë përmes bregdetit italian. Këta emigrantë janë viktima të trafikantëve, kur këta njerëz fatkeq nuk vdesin teksa tentojnë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut, ndërkohë që OJQ-të denoncojnë rregullisht Libinë për keqtrajtimet që i rezervojnë.

libi tragjedi ne libi

Sondazh

Poll