Bota

VRASJE makabre në Ekuador, i pritet koka në burg 'El Patronit', akuzohet se porositi vrasjen e Ergys Dashit

'Shefit' të krimit iu pre koka gjatë një trazire brenda institucionit të vuajtjes së dënimit më 3 tetor.

4 Tetor 2022, 08:15 Nga A.B
VRASJE makabre në Ekuador, i pritet koka në burg 'El
Leandro Antonio Norero Tigua

KUITO- Ekzekutohet në mënyrë makabre Leandro Antonio Norero Tigua brenda burgut në Ekuador. 'Shefit' të krimit, i cili akuzohet dhe për urdhërimin e vrasjes së shqiptarit Ergys Dashi, iu pre koka gjatë një trazire brenda institucionit të vuajtjes së dënimit më 3 tetor. Vrasja e tmerrshme është filmuar nga të burgosurit dhe po qarkullon në mediat spanjolle.

VIDEO KËTU 

Edhe pse me "blur", pamjet tregojnë qartë masakrimin që i bëhet trupit të bossit të krimit, ndërsa të burgosurit e tjerë, i kishin hipur në kufomë dhe vetëm e qëllonin, ndërsa gjaku nuk ndalon për asnjë moment. Krimi ka ndodhur brenda qelisë, ku Leandro Antonio Norero Tigua ishte arrestuar që nga maji 2022 për një rast pastrimi parash, por ende nuk dihet se kush ishte autori i vrasjes së tij. 

Kush është "Padroni"?

35-vjeçari, i njohur ndryshe me nofkën "El Padron", i cili do të ishte një nga trafikantët kryesorë të drogës në vend, kërkohej nga sistemi i drejtësisë peruane, megjithatë, ai falsifikoi vdekjen e tij në vitin 2020. Kështu ai arriti t’u shmangej autoriteteve peruane. Por, në vitin 2022, Norero u burgos pas një operacioni ku iu gjetën 6 milionë dollarë dhe shufra ari. Sipas Policisë, Norero do të kishte qenë financuesi i tre bandave kriminale: Los Lobos – mega-banda e dytë më e madhe në Ekuador–, Los Tiguerones dhe Los Chone Killers. Të tre bandat janë armiq të Los Choneros. Gjithashtu bëhet e ditur se më 13 shtator 2022 u zhvillua seanca përgatitore për gjykimin, për veprën e dyshuar të pastrimit të parave.

Leandro Antonio Norero Tigua quhej 'El Patron'. 35-vjeçari, i cili ishte një nga trafikantët kryesorë të drogës në vend, kërkohej nga sistemi i drejtësisë peruane. Ai falsifikoi vdekjen e tij në vitin 2020, duke arritur që t'i shmangej autoriteteve. Por, në vitin 2022, Norero u burgos pas një operacioni ku iu gjetën 6 milionë dollarë dhe shufra ari.

"El Patron" (PRONARI) dyshohet si bosi i kartelit që urdhëroi ekzekutimin e shqiptarit Ergys Dashi, më 23 janar të 2022 me 20 plumba në një lokal në Ekuador. 

Fillimet e Noreros në aktivitetin kriminal datojnë në vitin 2005. Në rininë e tij, ai ishte pjesë e Los Ñetas dhe renditej si një nga "trafikantët e padukshëm të drogës" që vepronte në vend. Gjatë viteve në vijim, Norero thuhet se mori mbështetjen e politikanëve të korruptuar, gjë që e lejoi atë të organizonte rrjetet e trafikut të drogës nga portet e Guayaquil dhe Machala. Pak nga pak fitoi titullin e trafikantit kryesor në Ekuador duke financuar shumë banda. Megjithatë kulmin e njohjes së tij, e fitoi pas vrasjes së Jorge Luis Zambrano i njohur si ‘Rasquiña’ në dhjetor 2020. Rasquiña ishte udhëheqësi i Los Choneros, krahu i armatosur i kartelit Sinaloa.

leandro antonio norero tigua

Sondazh

Poll