Bota

Draghi "del garant" para ndërkombëtarëve për Melonin, ja 3 kushtet që i vuri kryeministres së re të Italisë

Gazeta italiane La Repubblica flet për një kompromis dhe bashkëpunimi me kryeministrin në largim të Italisë, Mario Draghi dhe asaj në emërim Giorgia Meloni, duke thënë se gruaja e re e fortë e jetës politike italiane “do të mbështetet te ndihma e Mario Draghit”. 

28 Shtator 2022, 16:30 Nga d.a.
Draghi "del garant" para ndërkombëtarëve për
Meloni dhe Draghi

ITALI- Burime diplomatike në Paris, Bruksel dhe dhe Berlin thonë se "super Mario", ish-kryeministri italian Mario Draghi, ka kontaktuar me Macron, Scholz dhe von der Leyen pas fitores së Giorgia Melonit në zgjedhjet e 25 shtatorit.

Gazeta italiane La Repubblica flet për një kompromis dhe bashkëpunimi me kryeministrin në largim të Italisë, Mario Draghi dhe asaj në emërim Giorgia Meloni, duke thënë se gruaja e re e fortë e jetës politike italiane “do të mbështetet te ndihma e Mario Draghit”. 

Thuhet se telefonata e Draghit ka qenë për të garantuar vazhdimësinë e politikës italiane nga “Vëllezërit e Italisë”, partia, pra e Giorgia Melonit, por edhe për të garantuar se do të vazhdojë të drejtojë veprimet e qeverisë së ardhshme në vend.

Që kjo të ndodhë, sipas historisë së zbuluar nga La Repubblica, Mario Draghi i ka paraqitur tri kushte Giorgia Melonit të cilat edhe ajo i ka pranuar.

1.Së pari që qeveria do të vazhdojë të mbështesë detyrimet, si ushtarake, ndaj Ukrainës dhe sanksionet kundër Moskës.

2.Së dyti se do të mbështesë NATO -n pa hezitim dhe kushte.

3.Së treti se nuk do të miratojë ndryshime të reja në buxhet për të mbajtur nën kontroll borxhin publik të Italisë.

Sipas botimit të gazetës italiane, dialogu mes kryeministrit të ardhshëm dhe atij në largim të Italisë ka nisur prej kohësh mes tronditjeve të shkaktuara nga retorika ndonjëherë antievropiane e Giorgia Melonit.

Në tre ditët e fundit, në fakt, raportohet se janë bërë të paktën dy telefonata me informacione që tregojnë se ka pasur edhe të paktën një takim personal mes Draghit dhe Melonit. Gjithsesi, gazeta italiane ngre pyetjen se si “ atlantizmi, sanksionet ndaj Rusisë dhe vëmendja ndaj borxhit publik korrespondojnë me qëndrimet që aktualisht mbështeten publikisht nga zonja Meloni ”.

Por për shkak se është një gjë të luftosh në periudhën parazgjedhore dhe tjetër gjë të përgatitesh për të qeverisur një vend në krizë duke sfiduar aleatët tradicionalë, Meloni po mbështetet te Draghi nga frika e dëmit të madh, efekteve shkatërruese në tregje dhe izolimi i plotë i Italisë” dhe për këtë Draghi doli përpara për të komunikuar me qeveritë kryesore të Evropës.

Draghi e konsideron si detyrë të tij të sigurojë vazhdimësinë e politikave të qeverisë italiane në emër të një tranzicioni të qetë. La Repubblica përmend edhe ndërmjetësit e kontakteve Meloni-Draghi: Drejtori i Kryeministrisë italiane, Antonio Funiciello, kreu i Ministrisë së Financave, Giuseppe Kine nga njëra anë dhe nga ana tjetër, senatori Giovanbattista Fatsolari dhe Guido Croceto.

Së fundi, publikimi përfshin një tjetër parametër që ka të bëjë me mundësinë që Mario Draghi të jetë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në qershor 2023, një zhvillim që do të ofronte gjithashtu një ombrellë mbrojtjeje për Melonin dhe pozicionet e saj të ardhshme.

giorgia meloni mario draghi

Sondazh

Poll