Bota

DASH: Nuk ka asnjë tregues se Kina po përgatitet të mbështesë pushtimin e Ukrainës

Price tha se SHBA po vazhdon të vëzhgojë se çfarë bën Kina për Ukrainën dhe tha se vërejtjet e ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi tregojnë se Kina ka një shkallë shqetësimi me atë që Rusia po bën në Ukrainë.

26 Shtator 2022, 22:48 Nga I.A
DASH: Nuk ka asnjë tregues se Kina po përgatitet të
Ned Price

SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ata nuk kanë parë asnjë tregues se Kina po përgatitet të ndihmojë pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin ose të ndihmojë Rusinë në shmangien e sanksioneve.

“Ne po shikojmë çdo pjesë të informacionit që kemi. Ne nuk kemi parë ende asgjë që të paktën të tregojë se PRC po merr një qasje të ndryshme kur bëhet fjalë për ndihmën e sigurisë, kur bëhet fjalë për përpjekjet për të ndihmuar sistematikisht Rusinë t'i shmanget sanksioneve,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Price tha se SHBA po vazhdon të vëzhgojë se çfarë bën Kina për Ukrainën dhe tha se vërejtjet e ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi tregojnë se Kina ka një shkallë shqetësimi me atë që Rusia po bën në Ukrainë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me Yi të premten në Kombet e Bashkuara dhe theksoi implikimet nëse PRC [Republika Popullore e Kinës] do të ofronte mbështetje për pushtimin e Moskës të një shteti sovran.

ned price lufta ukraine-rusi wang yi

Sondazh

Poll