Bota

Provokojnë sërish serbët, vendosin një flamur të madh të Serbisë tek “Ura e Ibrit” në veri

Pak më parë pikërisht në afërsi tek Ura e Ibrit në veri të Mitrovicës serbët kanë vendosur një flamur të madh të Serbisë.

26 Shtator 2022, 21:10 Nga I.A
Provokojnë sërish serbët, vendosin një flamur të madh
Flamuri serb

KOSOVË- Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet zona më e ndjeshme e gjithë vendit. Kosova Post shkruan se pavarësisht se vazhdimisht është bërë thirrje që të respektohen ligjet e Kosovës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.

Duke shkuar edhe më tutje, provokimet nga ana e serbëve në veri janë ta vazhdueshme. Pak më parë pikërisht në afërsi tek Ura e Ibrit në veri të Mitrovicës serbët kanë vendosur një flamur të madh të Serbisë.

Nuk është bërë e ditur se për çfarë arsye është vendosur ky flamur, por në fotografitë e siguruara nga lajmi.net shihet se madhësia është tejet e vërejtshme dhe duket posa hynë në veri të Mitrovicës.

flamuri serb ne kosove

Sondazh

Poll