Art&Argëtim

“Ramën e kam mik, te PS-ja i qaj hallet”/ Pse ata që janë në bankën e të akuzuarve zbulojnë njohjen me kryeministrin

18 Gusht 2019, 12:33 Nga DOSJA
“Ramën e kam mik, te PS-ja i qaj hallet”/ Pse ata që

TIRANË– Rastësi ose jo, Mihal Kokëdhima nuk është i vetmi peson që kur bie në vështirësi përmend emrin e kryeministrit Edi Rama.

I gjendur në sallën e Gjykatës së Vlorës, ku akuzohej për kanosje, Kokëdhima bëri një bisedë me avokatët e tij, ku theksoi se kryeministrin e kishte mik.

Biseda mes Mihal Kokëdhimës dhe avokatëve

Avokatët: Për ty ka folur vetë kryeministri

Mihal Kokëdhima: Si ka thënë?

Avokatët: Dhe po foli vet kryeministri…

Mihal Kokëdhima: E kam mik por më ka harruar tani….

Avokatët: Kryeministri është i gjithëfuqishëm dhe harron që korrupsioni i tij ka marrë dhenë në të gjithë botën

Mihal Kokëdhima: As Bin Ladeni s’njihet sa unë.

Ishte dhe Rexhep Rraja, i arrestuari për dhunim ndaj të dashurës së tij Xhisiela Malokut shrehur ‘zjarrin’ e tij për Partinë Sociliste. Teksa doli nga Gjykata e Krujës, Rraja dha pronocimin e parë për mediat dhe u shpreh: Lulzim Basha ta provojë në zgjedhje. Në votime ta shohë Lulzim Basha.

E ndërsa Astrit Avdyli, i njohur ndryshe si kreu i bandës së Avdylëve në vitin 2018, teksa doli përpara trupës gjykuese përmendi kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe Partinë Socialiste.

Vangjush Dakos i kam shërbyer. Besoj në programin e tij dhe të PS-së. Kam qenë i persekutuar, kam bërë burg politik. Rroftë Dako, rroftë Partia Socialiste. Aty na presin që të qajmë hallet,”- tha Avyli.

Sigurisht ai nuk harroi të përmendë as Arben Ndokën, ish-deputet i Partisë Socialiste.

Ndokat i kam miq, i kam njohur në burg,”- tha ai më tej.

Po përse vallë të gjithë ata që akuzohen për grup të struktural kriminal, kanosje apo edhe dhunim njohin kryeministrin Edi Rama ose kanë një debulesë për Partinë Socialiste?

Mund të ketë shumë persona të arrestuar që kanë dashamirësi edhe për partitë e tjera por këta që mbështesin PS-në ose të paktën tre të lart përmendurit kanë pasur guximin ta pranojnë hapur njohjen me deputetët dhe kryeministrin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale astrit avdyli edi rama mihal kokedhima njohja e te akuzuarve me ramen rexhep rraja astrit avdyli edi rama mihal kokedhima njohja e te akuzuarve me ramen rexhep rraja

Sondazh

Poll