Ekonomi

Çmimet e reja të karburanteve/ Bordi i Transparencës rrit naftën, ulet benzina

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 24 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.

24 Shtator 2022, 14:37 Nga k.m.
Çmimet e reja të karburanteve/ Bordi i Transparencës rrit
Foto ilustruese

TIRANË- Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja për karburantin. Sipas çmimeve të reja të publikuara nga Bordi, nafta është rritur dhe ka shkuar në 223 lekë/litër, ndërsa benzina është ulur 194 lekë/litri. Gazi nuk ka ndryshuar çmim dhe vazhdon të shitet me 78 lekë.

LISTA E ÇMIMEVE:

Nafta: 223 lekë/litri
Benzina: 194 lekë/litri
Gazi: 78 lekë/litri

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 24 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 24 Shtator 2022, janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran, ku rritja e gazoilit vjen për shkak të rritjes së dy faktoreve 1. bursa +31 usd ton nga data 15 Shtator. 2. kursi dollarit nga 117.2 $ në afërsisht 120 $. Ndërsa për benzinën është ulur bursa me 26$/ton, por është rritur kursi i këmbimit të dollarin me 3 lekë. Pra për benzinë ulja e bursës kompensohet me rritjen e kursit prandaj nuk ka levizje çmimi.

Bordi i Transparencës

Çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën). Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 24 shtator ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

bordi i transparencës

Sondazh

Poll