Bota

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth, mbërrijnë pjesmarrësit e parë në Westminster Abbey

Shtatëdhjetë vjet pas funeralit të fundit mbretëror (imbajtur më 15 shkurt 1952) Britania i jep lamtumirën Mbretëreshës Elizabeth në një ceremoni, siç shihet në programin zyrtar të ceremonisë në Westminster Abbey e cila u bë publike pak orë para fillimit të saj.

19 Shtator 2022, 10:09 Nga d.a.
Funerali i Mbretëreshës Elizabeth, mbërrijnë
funerali i mbretereshes

BRITANI- Numërimi mbrapsht për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth ka filluar, me të ftuarit që rrjedhin në Westminster Abbey pasi portat u hapën në orën 10:00. Gjithçka tani është gati për fillimin e ceremonisë në orën 13:00, kur qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe personalitete nga e gjithë bota do të thonë 'përgëzimet e fundit' pas 10 ditësh zie për  Mbretëreshën Elizabeth, e  cila u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare.

Shtatëdhjetë vjet pas funeralit të fundit mbretëror (imbajtur më 15 shkurt 1952) Britania i jep lamtumirën Mbretëreshës Elizabeth në një ceremoni, siç shihet në programin zyrtar të ceremonisë në Westminster Abbey e cila u bë publike pak orë para fillimit të saj.

Në ceremoninë mortore të mbretëreshën do të marrin pjesë rreth 2 mijë të ftuar mes të cilvve janë pothuajse të gjithë liderët botërorë, anëtarë të familjeve mbretërore në të gjithë botën si dhe figura tv njohura të artit, sportit dhe kulturës.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll