Bota

Sindikata kërkon 100 euro qeveria ofron 50, ende asnjë marrëveshje, vijon greva e arsimtarëve në Kosovë

Qeveria dhe përfaqësuesit e sindikatave ende nuk kanë arritur një marrëveshje përpos disa takimeve të zhilluara mes palëve në dy javët e fundit.

19 Shtator 2022, 08:33 Nga d.a.
Sindikata kërkon 100 euro qeveria ofron 50, ende asnjë
Klase shkolle

KOSOVË- Bojkotimi i mësimit dhe greva e arsimtarëve në Kosovë ka hyrë në javën e katërt të saj duke lënë mijëra fëmijë në shtëpi pa nisur procesin mësimor.

Qeveria dhe përfaqësuesit e sindikatave ende nuk kanë arritur një marrëveshje përpos disa takimeve të zhilluara mes palëve në dy javët e fundit.

Sindikata e Arsimit kërkon nga ekzekutivi 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga, në mënyrë që të përballohet inflacioni por qeveria nuk e pranon si propozim duke ofruar 50 euro pasi sipas tyre buxheti i shtetit nuk është i mjaftueshëm për të përballuar kërkesën e arsimtarëve.

Në një klimë të tillë, javën e kaluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Rrahman Jasharajt, kryetarit të Sindikatës, s’ka prodhuar marrëveshje. Rrjedhimisht është shtuar hendeku edhe në deklarata publike.

Kurti e ka përmendur në konferencë për media e Kuvend mënyën sesi Jasharaj e ka quajtur “vëlla”.

Nuk ka raport privat me Qevrinë e Kosovës”, ka thënë Kurti.

E Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse ai nuk dëshiron “nuk do ta quajë Kurtin më vëlla”. Në anën tjetër, pas presidencës edhe Avokati i Popullit tashmë e ka nisur ndërmjetësimin. Por sipas Arbërie Nagavcit, ministe e Arsimit, “SBAShK nuk po pranon asgjë”. 

Greva ka nisur më 25 gusht dhe ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro për përballimin e inflacionit deri në Ligjin për Paga. Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërpresin grevën ndërkohë që kryeministri Albin Kurti nuk ka patur asnjë reagim zyrtar.

greva e arsimtareve ne kosove albin kurti rrahman jasharaj

Sondazh

Poll