Bota

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, Trudeau: Do jetë gjithmonë në zemrat tona

Me anë të një postimi në Twitter, Trudeau shkruan se Mbreteresha ka qenë pranë të gjithë kanadezëve. 

8 Shtator 2022, 20:27 Nga I.A
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, Trudeau: Do jetë gjithmonë
Justin Trudeau

KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Me anë të një postimi në Twitter, Trudeau shkruan se Mbreteresha ka qenë pranë të gjithë kanadezëve. 

"Me gjithë zemër mësuam për vdekjen e sovranit më jetëgjatë të Kanadasë, Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II. Ajo ishte një prani e vazhdueshme në jetën tonë - dhe shërbimi i saj për kanadezët do të mbetet përgjithmonë një pjesë e rëndësishme e vendit tonë”, shkruan Trudeau në një postim në Twitter.

Mbretëresha Elizabeth II, e cila është ndarë nga jeta pasditen e sotme, ka qenë kreu i shtetit të Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe 13 mbretërive të tjera të Komonuelthit. Ajo ka mbretëruar që nga viti 1952, duke e bërë atë monarkun më jetëgjatë në historinë e Britanisë dhe të Komonuelthit. Ajo ishte gjithashtu monarkja e parë që u kurorëzua Mbretëresha e Kanadasë.

justin trudeau vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll