Bota

Arrestohet presidenti i sindikatës së gazetarëve në Hong Kong, mediat: Sulm ndaj fjalës së lirë

Ronson Chan, president i Shoqatës së Gazetarëve të Hong Kongut (HKJA), u arrestua për pengim të forcave të policisë dhe prishje të rendit publik.

7 Shtator 2022, 15:14 Nga e.k
Arrestohet presidenti i sindikatës së gazetarëve në Hong
Flamuri kinez

HONG KONG- Presidenti i sindikatës së gazetarëve të Hong Kongut u arrestua sot, vetëm disa javë para se të nisej për trajnim jashtë shtetit.

Ronson Chan, president i Shoqatës së Gazetarëve të Hong Kongut (HKJA), u arrestua për pengim të forcave të policisë dhe prishje të rendit publik.

Channel C, agjencia e lajmeve në internet për të cilën punon Chan, tha se oficerët e policisë morën gazetarin me vete pasi kërkuan të konfirmonin identitetin e tij ndërsa ai po raportonte për një takim të pronarëve të banesave të klasës punëtore. Policia konfirmoi se një burrë 41-vjeçar i quajtur Chan u arrestua pasi ai refuzoi të tregonte identitetin e tij tek oficerët dhe u soll në një mënyrë "jo bashkëpunuese" pavarësisht paralajmërimeve të shumta.

Chan do të largohej nga Hong Kongu në fund të shtatorit pasi mori një bursë për të marrë pjesë në një program gjashtë-mujor të Institutit Reuters në Universitetin e Oksfordit.

Ashtu si shumë organizata të shoqërisë civile dhe sindikata pro-demokracisë që tani janë mbyllur, Chan dhe HKJA kanë qenë objektiva të shumë kritikave nga mediat e varura nga zyra ndërlidhëse e Pekinit në qytet.

hong kong ronson chan

Sondazh

Poll