Bota

Mbante varur në zyrën foton e Putinit, Italia i sekuestron 'arkitektit të Kremlinit' 141 mln euro pasuri

Mes pasurive të sekuestruara janë shtëpi luksoze, llogari kontrolli, para të gatshme, bizhuteri, art modern dhe bashkëkohor nga autorë të famshëm, madje edhe një helikopter.

3 Gusht 2022, 18:33 Nga k.m.
Mbante varur në zyrën foton e Putinit, Italia i sekuestron
Lanfranco Cirillo

ITALI- Lanfranco Cirillo, “arkitekti i Putinit”, i akuzuar për krime tatimore është goditur nga Guardia di Finanza e Breshias në Itali, teksa i janë vendosur në sekuestro 141 milionë euro pasuri, ku përfshihen para cash, vepra arti, vila luksoze, bizhuteri dhe një helikopter.

63-vjeçari, i njohur si "arkitekti i Vladimir Putin" akuzohet për vepra tatimore dhe fiskale. Mes pasurive të sekuestruara janë shtëpi luksoze, llogari kontrolli, para të gatshme, bizhuteri, art modern dhe bashkëkohor nga autorë të famshëm, madje edhe një helikopter.

Në veçanti, ai është nën hetim pasi nuk do të kishte deklaruar të ardhura për dhjetëra milionë euro për vitet 2013-2019, duke ruajtur në Itali qendrën e interesave familjare, emocionale dhe ekonomiko-patrimoniale. Veprimtaritë e hetimit janë fokusuar në konstatimin e shfaqjeve të theksuara të pasurisë, tërësisht në disproporcion me të ardhurat e tatueshme të deklaruara, për të cilat nuk janë dhënë arsyetimet e duhura për të konstatuar ligjshmërinë e tyre nga pikëpamja tatimore.

Për rrjedhojë, në bazë të provave të dala, gjyqtari i dosjes ka urdhëruar sekuestrimin parandalues./ brescia.corriere.it

lanfranco cirillo

Sondazh

Poll