Ekonomi

INSTAT: Mbulimi vaksinal u përkeqësua edhe më tej pas pandemisë, rënia u thellua me 2021

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2021, vërehet një ulje e mbulesës vaksinale ndaj Difterisë, Tetanozit, Kollës së mirë, Fruthit, Rubeolës dhe Parotitit.

3 Gusht 2022, 06:58 Nga A.B
INSTAT: Mbulimi vaksinal u përkeqësua edhe më tej pas
Vaksinim

Për shkak të trashëgimisë nga komunizmi, Shqipëria renditej ndër vendet më përqindjen më të lartë të mbulimit vaksinal na rajon dhe me gjerë.

Por pandemia Covid-19 me masat kufizuese në lëvizje e përkeqësoi me tej ketë tregues, i cili edhe pas pandemisë shfaqi një ecuri jo të mirë.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2021, vërehet një ulje e mbulesës vaksinale ndaj Difterisë, Tetanozit, Kollës së mirë, Fruthit, Rubeolës dhe Parotitit.

Psh, vaksina për fruthin u realizua vetëm në 89% nga 95 % para pandemisë më 2019 dhe 91 për qind gjatë vitit pandemik 2020. Mbulesa vaksinale për poliometlitin ishte 98 % nga 99 % para pandemisë. Për Rubeolën mbulesa vaksinale ishte 89.2% nga 95 % para pandemisë dhe 91% gjatë vitit pandemik 2020. Sipas tabelës bashkëngjitur shihet se, mbulesa vaksinale është përkeqësuar për të gjitha sëmundjet që parandalohen me vaksinë.

Rekomandimet e OKB dhe OBSH janë për një mbulim 100 % të popullatës me vaksina.

Shqipëria filloi prodhimin e vaksinave kundër shumicës së sëmundjeve të fëmijërisë që parandalohen me vaksina nga fundi i viteve.

Deri në kohën e ndryshimeve social-ekonomike, në fillim të viteve ’90-të, vendi ishte i pavarur – në kuptimin që prodhonte vetë vaksinë, por ky prodhim u ndërpre në vitin 1992 dhe në atë kohë ishte UNICEF-i që mbuloi nevojat për vaksinë, deri ne vitin 2006 ku shteti shqiptar filloi të mbulonte plotësisht nevojat për vaksina.

Një mbështetje për vaksina ka dhënë dhe GAVI – Aleanca Globale e Vaksinave dhe imunizimit.

Vaksinat ofrohen në maternitet dhe në sistemin e kujdesit shëndetësor parësor sipas një skeme të caktuar. Mbulesa vaksinale para pandemisë ishte mbi 90% dhe varion nga 95-99% në shkallë vendi me një mesatare prej 98% duke treguar për një cilësi të vlefshme të këtij shërbimi, duke ofruar këtë shërbim për çdo fëmijë, panvarësisht vendit ku banon apo gjendjes social-ekonomike, duke e bërë atë një tregues model të barazisë në ofrimin e këtij shërbimi.

Instituti i Shëndetit Publik ka përcaktuar standardet që duhet të këtë çdo qender shëndetësore në lidhje me vaksinimin dhe rolet që kanë aktorët e ndryshëm për të plotësuar këto standarte. Vaksinimi bën pjesë në paketën e shërbimeve të veçanta për fëmijët e cila ndiqet nga personeli infermier vaksinator dhe mjekët e konsultorit si dhe mjeku pediatër duke përfshirë përherë e më shumë mjekun e familjes, sidomos në fshat./MONITOR

vaksinim

Sondazh

Poll