Insights

'Më falni se ua shkula zemrën'/ Arjon Tase duhet t'u ulej në gjunjë prindërve të fëmijës që vrau

Ky gjësendi me brekë rozë, po të ishte burrë dhe jo gjësend, duhet të ulej në gjunj para prindërve të vajzës dhe ta linte jetën e tij në duart e tyre duke thënë; - E bëra. Keni të drejtën me ma marrë jetën se ju shkula zemrën.

2 Gusht 2022, 18:58 Nga Elona Caslli
'Më falni se ua shkula zemrën'/ Arjon Tase duhet t'u
Arjon Tase

I vrave fëmijën. Ulu në gjunj para tij dhe lërja në dorë jetën tënde. Ky gjësendi me brekë rozë është polici që shkaktoi vdekjen e vajzës 5 vjeç sot në Himarë. Si gjësend pa ndjesi dhe pa asgjë prej njeriu, ka guximin dhe të mbrohet teksa i ati i vajzës me zemrën e shkulur nga dhimbja afrohet.

Ky gjësendi me brekë rozë, po të ishte burrë dhe jo gjësend, duhet të ulej në gjunj para prindërve të vajzës dhe ta linte jetën e tij në duart e tyre duke thënë; - E bëra. Keni të drejtën me ma marrë jetën se ju shkula zemrën.

Këtë gjë duhet të kishte bërë ky gjësend, ky polic i akuzuar më parë për kultivim dhe trafikim hashashi.

Gjësendi jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, por ka qendruar krejt i patrazuar në pritje të policisë teksa i ati ka zënë duart me kokë nga tragjedia e ndodhur për pushimet e verës. Post Scriptum- Në timon të skafit nuk ishte një adoleshent. Në timon të skafit ishte një polic që supozohet të jetë rojtar i jetës dhe jo shkaktar i vdekjes.

arjon tase vdes femija ne himare

Sondazh

Poll