Art&Argëtim

Nga përçarjet familjare deri tek kujdestaria, Britney Spears do rrëfejë gjithçka në librin e saj të ri

Britney Spears është në proçes e sipër për shkrimin e një libri. Libri do të ketë histori ngjarjesh se çfarë ka kaluar ajo në jetën e saj.

1 Gusht 2022, 13:26 Nga s.s
Nga përçarjet familjare deri tek kujdestaria, Britney Spears do
Britney Spears

SHBA- Britney Spears është një ndër këngëtaret më të preferuara në botë, të cilën tashmë do ta shikojmë edhe si shkrimtare. Para disa kohësh mediat amerikane hodhën dyshimet mbi shkrimin e një libri kujtimesh nga këngëtarja, ku kjo e fundit e ka konfirmuar vetë se është në proçes e sipër për shkrimin e një libri. Lajmin ajo e ndau nëpërmjet rrjetit të saj social “Instagram”, duke treguar edhe më shumë për përmbajtjen. Këngëtarja tha se libri do të trajtojë një ngjarje të dhimbshme në jetën e saj që ajo asnjëherë nuk ka mundur ta shprehë hapur.

Britney nuk zbuloi asnjë detaj në lidhje me datën e mundshme të publikimit, megjithatë Page Six raportoi se ajo kishte arritur një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh me shtëpinë botuese Simon & Schuster për të kronizuar jetën, karrierën dhe marrëdhënien e saj me familjen. Ajo ka shkruar se proçesi i shkrimit të librit ka qenë “shërues dhe terapeutik”, megjithëse shtoi se kishte qenë e vështirë të tregonte ngjarje të së kaluarës në jetën e saj.

40-vjeçarja ndër të tjera shtoi se ka marrë një “qasje intelektuale” në shkrimin e kujtimeve. Libri detajon historinë e saj të jetës, duke përfshirë aksidentin gati fatal të vajzës në 2017, marrëdhëniet si dhe ndikimin që kishin pasur ndodhitë në jetën e saj.

britney spears

Sondazh

Poll