Art&Argëtim

Romeo dhe Jonida s’fshihen më, shkëmbejnë puthje në publik. Dhe Bora me Donaldin nuk mbeten pas (VD)

4 Gusht 2019, 17:29 Nga DOSJA
Romeo dhe Jonida s’fshihen më, shkëmbejnë puthje në

TIRANË- Prej shumë kohësh historia e tyre është në sytë e të gjithëvë. Janë apo jo bashkë Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj? U puthën apo jo? Ishin apo nuk ishin bashkë në këtë event? U kapën, apo jo përdore?

Kanë qenë këto vetëm disa nga pyetjet që sytë kurreshtarë, jo vetëm ato të medias i kanë bërë vetes dhe tjetrit kur i kanë parë bashkë në dy. Sot ka ardhur momenti t’i vëmë pikën këtë muhabeti përmes kësaj videoje të mbërritur në adresën e “RevistaWho.Com”, ku artistja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj shfaqen duke dhënë për herë të parë puthje në publik.

Çifti ka kaluar çaste të gëzuara me njëri-tjetrin në Llaman, të shoqëruar edhe nga vëllai binjak i Romeos – Donaldi dhe e dashura e tij, gjithashtu e famshme Bora Zemani.

Që janë bashkë këtë shumë e dinin të sigurt prej kohësh, tani edhe skeptikët nuk duhet të kenë më dyshime. Maliqi dhe Veshaj përbëjnë një nga kopjet që ka marrë më shumë vëmendje këtë sezon dhe fakti që asnjëri nga të dy nuk ka dhënë asnjë pohim e ka shtuar më shumë kërshërinë. Ata që i njohin thonë që nuk kanë ndërmend të flasin, por ndonjëherë një foto (video) vlen më shumë se 1000 fjalë. Ndaj le t’i lëmë ta shijojnë verën, edhe ata, njësoj si ne!

(Marrë nga Revistawho)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bora zemani donald veshaj jonida maliqi romeo veshaj bora zemani donald veshaj jonida maliqi romeo veshaj

Sondazh

Poll