Editorial

777- Sot unë do të jem në protestë!

Engjëlli 777 përfaqëson një zgjim shpirtëror dhe mençuri të brendshme.

7 Korrik 2022, 09:12 Nga Meri Lika

777- Sot unë do të jem në protestë!

Gjithmonë, kam menduar se rastësitë kanë një domethënie, se asgjë nuk ndodh ashtu kot dhe se gjërat gjithmonë e kanë një lidhje, e një shpjegim.

Sipas spiritualizmit numri 777 është një numër special, është një shenjë se universi është me ne dhe na mbështet në rrugën tonë shpirtërore, veçanërisht kur mund të kemi dyshime në rrugën që kemi zgjedhur.
Do të thotë gjithashtu që jemi të mençur dhe se kemi marrë mesazhe në jetën tonë për të ndihmuar të tjerët në sfidat e tyre të jetës.

Shpjegimet spiritualiste thonë, gjithashtu, se ka një engjëll me numër 777, i cili është shumë i fuqishëm dhe që ka shumë domethënie në vetvete.

Ky engjëll nënkupton lidhjen midis ndjenjës dhe shpirtit.

Engjëlli 777 përfaqëson një zgjim shpirtëror dhe mençuri të brendshme.

Protesta e sotme me numrin 777, sipas mendimit tim është një zgjim shpirtëror i popullit tim dhe me plot mençuri të brendshme.

SOT UNë DO Të JEM Në PROTESTë!

Sot unë do të jem në protestë, jo për kauzën personale të Berishës, po për kauzat e mia dhe të familjes sime.

Do të jem në protestë për familjen time.
Do të jem në protestë, sepse dua që im bir, ashtu si dhe unë, të jetojë në vendin e tij. Sepse dua që ai të jetojë aty ku balta t’i duket më e ëmbël se mjalta dhe që ai të jëtë një gur i rëndë në vendin e vet.
Do të jem në protestë, sepse dua shëndetësi të mirë për djalin tim, për nënën time dhe për vete.
Do të jem në protestë, sepse nuk dua që pensionistin e azilit ta kthejnë në biznesmen makutët e pushtetit.
Do të jem në protestë se dua që nëna ime pensioniste të ketë një pension dinjitoz.
Do të jem në protestë, sepse çmimet po ma bëjnë jetën të vështirë.
Do të jem në protestë, sepse nuk dua që krimineli të më konkurroj në biznes.
Do të jem në protestë, sepse nuk dua që jetën të ma drejtojnë kriminelët që politika i ul në karriget e pushtetit.
Do të jem në protestë, se dua të ndëshkohen hajdutët e parave publike.
Do të jem në protestë, sepse nuk dua që të gjithë pushtetet të jenë në një dorë.
Do të jem në protestë, sepse nuk dua të jetojë në autokraci.
Do të jem në protestë, sepse dua që shtetin ta drejtojnë profesionistë jo servilët, delirantët dhe konkubinat e pushtetit.
Do të jem në protestë, sepse dua media të lirë, jo media të varur dhe pagamarrëse nga pushteti.
Do të jem në protestë, sepse tatimi mbi të ardhurat më bën të ndihem e pabarabartë përpara ligjit.
Do të jem në protestë, sepse dua që klientët e mi të kenë konkurrencë të drejtë e të mos ua përdhosin aktivitetin taksidarët e pushteteve me shantazhe e kërcënime.

Do të jem në protestë, sepse dua të respektoj veten.

Do të jem në protestë, sepse dua të drejtat e mia, dua të mos vidhem, të mos mashtrohem, të mos ofendohem, të mos jem e përulur.
Do të jem në protestë, sepse kam vetëm një jetë dhe atë dua ta jetoj me dinjitet dhe jo e nëpërkëmbur.
Do të jem në protestë, sepse unë jam dhe dua të mbetem NJERI.

meri lika protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll

Editorial 29 Qershor 2022, 10:19 Ditmir Bushati

Më shumë siguri!

Me Samitin e NATO-s në Madrid, Aleanca transatlantike po përgatitet për përmirësimin më të madh të kapaciteteve të...

Editorial 27 Qershor 2022, 09:14 Margaret MacMillan

Një epokë e re e luftës globale

Foto ilustruese “Ju mund të mos jeni të interesuar për luftën, por lufta është e interesuar për ju!,"- thoshte dik...

Editorial 21 Qershor 2022, 13:45 Enton Abilekaj

Çfarë i fali Albin Kurti Edi Ramës

Edi Rama, Albin Kurti, Aleksander Vucic, Enton Abilekaj Albin Kurti e përcolli me buzëqeshjen statike, karakteristike për një sforcim s...

Editorial 20 Qershor 2022, 17:53 Jonathan Miller

Makthi i Macron ka përfunduar

Foto ilustruese Nga Jonathan Miller Presidenti francez Emmanuel Macron është poshtëruar nga votuesit, disa javë pasi u rizgjodh nga nj...

Editorial 18 Qershor 2022, 10:34 Ditmir Bushati

Luftë dhe shpresë

Ursula von der Leyen, Volodymyr Zelenskyy dhe Ditmir Bushati “Ukrainasit janë të gatshëm të japin jetën për perspektiv&...