Ekonomi

Rritet informaliteti i punës në Shqipëri, renditemi të 69-tët në botë, shifra shkon në 31.9%

Siç duket edhe nga të dhënat, Shqipëria renditet si ekonomia informale e 69-të më e madhe në botë (31.9%) si përqindje e PBB-së në "World Economics". 

1 Korrik 2022, 10:44 Nga k.m.
Rritet informaliteti i punës në Shqipëri, renditemi të
Foto ilustruese

TIRANË- Një ekonomi informale (sektori informal ose ekonomia në hije) është pjesa e çdo ekonomie që as nuk tatohet zyrtarisht dhe as nuk monitorohet. Këto të dhëna mblidhen dhe përpunohet nga anketa tremujore joformale e ekonomisë (QIES) nga World Economics. Siç duket edhe nga të dhënat, Shqipëria renditet si ekonomia informale e 69-të më e madhe në botë (31.9%) si përqindje e PBB-së në "World Economics". Serbia e ka 31.3%, ndërsa Maqedonia e Veriut ka kapur shifrën e 45.3%

Niveli më i lartë i informalitetit të punës është në Kosovë, me 83% në 2019-n (nga 81% në 2016-n), e ndjekur nga Bosnjë dhe Hercegovina, me 48% (nga 37% në 2016-n). E treta renditet Shqipëria, me një tregues të informalitetit të punës prej 47%, nga 39% që ishte në vitin 2016. Shqipëria renditet e para me gati gjysmën (46%) të të gjithë të anketuarve të angazhuar në një punë kryesore që raportojnë që punojnë duke mos pasur fare kontratë ose duke marrë një pjesë të pagës jozyrtarisht.

Për shkak të nivelit të lartë të fshehjes së pagës reale, Shqipëria ka dhe raportin më të lartë të praktikave të fshehura në mbulimin me sigurime shoqërore për vitin 2019. 34% e të anketuarve kanë raportuar se sigurimet u paguhen për paga më të ulëta sesa jo që marrin realisht. Pas Shqipërisë këtë tregues e kanë më të lartë Serbia dhe Maqedonia e Veriut me 27%.

ekonomia informale shqiperi

Sondazh

Poll